Pentagoni: Aq shumë armë të rënda dhe automjete luftarake kemi shpërndarë në Siri sa që tani problem kemi mbledhjen e tyre

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) deklaroi se kanë si qëllim të mbledhin (marrin mbrapsht) automjetet dhe armët e rënda që i kanë dhënë Forcave Demokratike të Sirisë, që kryesohen nga YPG, e cila është zgjatim i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.

Pentagoni bëri një deklaratë me shkrim duke iu përgjigjur pyetjeve të disa gazetarëve drejtuar zëdhënësit të pentagonit, Kolonelit Rob Manning.

Pyetjes së gazetarit “A do të ketë fazë të mbledhjes së armëve të shpërndara?” iu dha përgjigjja: “Qëllimi është mbledhja e automjeteve dhe armëve të rënda të përdorura nga personeli pasi të eliminohen kërcënimet specifike”.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se ushtarët amerikanë ndjekin përdorimin e armëve në fushë dhe forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar kushtin e parë të Amerikës për të respektuar Konventën e Gjenevës për Ligjet e Konfliktit të Armatosur.

Kurse pyetjes “A i jepni armë Forcave Demokratike të Sirisë për të mbështetur negociatat e Gjenevës, ashtu siç shprehet edhe Ministri (Jim Mattis)?”, autoritetet e pentagonit iu përgjigjën duke thënë se vazhdon lufta kundër DAESH-it dhe ka gjëra që duhen bërë për të mposhtur në mënyrë të përhershme këtë organizatë terroriste, duke ripërsëritur kështu se do të vazhdojë mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Forcave Demokratike të Sirisë.

Në deklaratë u ripërsërit se është duke u rishqyrtuar mbështetja, detajet e të cilës nuk bëhen të ditura.


NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne