Pentagoni do të dërgojë trupa për mbrojtjen e fushave të naftës në Siri

Senatori amerikan Lindsey Graham bëri të ditur se Departamenti i Mbrojtjes (Pentagon) është duke e përgatitur një plan për mbrojtjen e burimeve të naftës në Siri.

Lindey Graham, që ishte njëri prej 10 senatorëve pjesëmarrës në mbledhjen informuese të organizuar nga Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Amerikane, gjeneralarmate Mike Milley, u prononcua në interes të gazetarëve pas mbledhjes.

Duke theksuar që burimet e naftës në Siri duhet të ruhen, Senatori Graham tha se “Gjeneralarmate Milley është duke përgatitur një plan për të parandaluar që nafta në zonat e caktuara në Siri të mos kalojë në duart e DAESH-it apo Iranit”.

Ndërkohë që Senatori Graham nuk dha detaje në lidhje me planin, sipas lajmeve që përcjellin mediat amerikane pretendohet që ShBA-ja për mbrojtjen e fushave të naftës në fjalë do të dërgojë një brigadë të blinduar të përbërë prej 30 tankeve tip “Abrams”.

Nëse plani realizohet, do të arrihet një rritje e konsiderueshme në fuqinë e zjarrit amerikanë në rajon kundër regjimit sirian dhe Rusisë.

Edhe në komunikatën e bërë nga Pentagoni në lidhje me çështjen u tha se Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper do të këshillojë Presidentin Trump në lidhje me vazhdimin e luftës kundër DAESH-it në Siri.

Mediat amerikane bëjnë të ditur se Pentagoni në zonën e burimeve të naftës në Dejruzor do të dërgojë 30 tanke së bashku me personelin.

Edhe Presidenti Trump në një postim të bërë në Twitter tha se nuk do të lejojnë që DAESH-i sërish të vë në kontroll fushat e naftës në lindje të Sirisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne