Bota

Pentagoni: Faza e re e mbështetjes ndaj koalicionit në Siri është tërheqja e kontrolluar

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) tha se mbështetja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i japin koalicionit në Siri, është tërheqja në mënyrë të kontrolluar të ushtarëve të saj nga ky vend.

Nga media sociale e Pentagonit u bë një postim në lidhje me vendimin për tërheqjen nga Siria.

“Faza e ardhshme e mbështetjes amerikane për koalicionin në Sirinë është një tërheqje e menduar mirë, me një mbështetje reciproke dhe në mënyrë të kontrolluar duke marrë të gjitha masat për sigurinë e trupave tona” shkruhet në deklaratë.

Kjo deklaratë e Pentagonit shkaktoi komente se tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të japin më kontribut në rajon.

Edhe pse nuk u kuptua qartë pse Pentagoni bëri një deklaratë të tillë, Zëdhënësi i Pentagonit, Majori Sean Robertson, në një prononcim të bërë në lidhje me këtë temë u shpreh duke thënë: “Duke theksuar sigurinë e trupave tona në këtë deklaratë, kërkuam të bëjmë të ditur se jemi fokusuar në tërheqjen e rregullt dhe të koordinuar të tyre”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kishte bërë të ditur se DAESH-i është mposhtur dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga Siria.

Ky vendim, që u bë shkak për debate të mëdha në Uashington, u bë shkak për dorëheqjen e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Pentagoni, që në fillim mohoi pretendimet e medias amerikane për tërheqjen nga Siria, më pas me deklaratën me shkrim të Shtëpisë së Bardhë, publikoi një deklaratë, ku bëhej e ditur se kishte filluar procesi i tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Siria./trt

OPINIONE