Pentagoni pohon praninë ushtarake të Amerikës në Siri

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka deklaruar se numri i forcave ushtarake të Amerikës në Siri do të arrijë në 1720 trupa ushtarake.

Kanali televiziv Russia Today njoftoi se Pentagoni ka theksuar se numri i forcave ushtarake amerikane në Siri arrin në 1720 trupa ushtarake, mirëpo mediat e afërta me Partinë Uniteti Demokratikë i Kurdëve të Sirisë kanë raportuar se rreth 4000 trupa ushtarake amerikane janë të pranishëm në veri të Sirisë me pretekst të luftës kundër grupit terrorist ISIS. Kjo është në kohën kur një funksionar amerikan kohë më parë ka deklaruar se vetëm 500 trupa ushtarake amerikane janë të pranishëm në Siri. Gjithashtu, disa trupa ushtarake nga vendet e tjera si nga Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca janë të pranishme në Siri. Gazeta amerikane “Washington Post” të mërkurën e kaluara ka raportuar se Amerika po harton planin për ta ruajtur praninë e saj ushtarake në veri të Sirisë edhe pas thyerjes së ISIS. Sipas informacioneve të fundit, koalicioni i drejtuar nga Amerika, ka krijuar 10 baza ushtarake-ajrore për të filluar operacionet e tij në vitin 2014 në Siri, ndërsa në rajonet veriperëndimore të Sirisë ka krijuar edhe baza të tjera./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne