Pentagoni publikon raportin rreth degjenerimit moral në bazat ushtarake të Amerikës

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes për herë të parë ka publikuar statistikat e abuzimit dhe përdhunimit seksual në mënyrë të ndarë në bazat ushtarake brenda dhe jashtë Amerikës.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes të premten në një raport të tij, ka deklaruar se numri i ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale të personelit të ushtrisë së Amerikës në bazën e forcave detare në shtetin Virxhinia dhe në bazën ushtarake të Amerikës në Korenë Jugore, përbën shifrën më të madhe të rasteve të abuzimeve seksuale. Pentagoni gjithashtu ka llogaritur se në vitin 2016 vetëm një e treta e pjesëtarëve të ushtrisë së Amerikës që janë bërë viktimë e abuzimeve seksuale, kanë raportuar këto raste. Sipas këtij raporti, në bazat ushtarake të Amerikës në Korenë Jugore në përgjithësi janë raportuar 211 raste të përdhunimit seksual, ndërkohë që në bazën e forcave detare të Amerikës në Virxhinia në vitin 2016, janë raportuar 270 raste të përdhunimit seksual. Pentagoni gjithashtu ka thënë se në bazën ushtarake Forthud të Teksasit janë raportuar 199 raste të përdhunimit seksual, në bazën e forcave detare Santiago të Kalifornisë janë raportuar 187 raste të përdhunimit seksual, në bazën “Kamp Li Juen” të Karolinës Veriore janë raportuar 169 raste të përdhunimit seksual, në “Camp Pandelton” të Kalifornisë janë raportuar 157 raste të përdhunimit seksual dhe në bazën ushtarake “Fort Karolina” janë raportuar 146 raste të përdhunimit seksual. Pentagoni në fillim të këtij viti ka deklaruar se në vitin 2016 në përgjithësi janë raportuar 6172 raste të përdhunimit seksual në ushtrinë e Amerikës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne