Masaker urbane: Për 6 muaj, Erion Veliaj dha 102 leje ndërtimi në Tiranë

Shumëkujt i vjen për të qeshur, kur rikujton premtimin për zero ndërtime në Tiranë, i bërë nga Erion Veliaj gjatë fushatës zgjedhore të 2015. Kjo tallje me qytetarët që i votëbesuan mandatin e Kryetarit të Bashkisë, tashmë ka tejkaluar çdo limit.

Nëse del për një shëtitje në Tiranë, mund të shohësh çdo 1 km, pallate duke u ndërtuar dhe komplekse të mëdha, me leje të firmosura nga Erion Veliaj. Disa ngrehina të shëmtura, pa asnjë uniformitet me pallatet ekzistuese, kanë mbytur banorët e kryeqytetit me numrin më të madh të ndërtimeve për frymë. Lejet e ndërtimit të dhëna nga kryebashkiaku Veliaj, jo vetëm që nuk kanë asnjë kriter, por në shumicën e rasteve këto pallate po zaptojnë lulishte dhe hapësira publike.

Përveç kullave dhe grataçelave që do të ngrihen në të katër anët e Tiranës, Veliaj po shton ndjeshëm ritmin edhe me ndërtimet e pallateve të zakonshme për ndërtim. Kjo tendencë rritje për lejet e ndërtimit është pasqyruar edhe nga raporti i INSTAT, i cili vë re se vetëm në 6-mujorin e parë të vitit 2017, lejet e ndërtimit pësuan një rritje me 183 %.

Bashkia e Tiranës kanë dhënë për periudhën janar-qershor 102 leje nga vetëm 36 të tilla të dhëna në të njëjtën periudhë të vitit 2016, apo gati tre herë më shumë se e njëjta periudhë  e një viti më parë.

Sipas INSTAT, numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente (ku përfshihen ndërtesat për banim) zë 75,2 % të numrit gjithsej të lejeve, ndërkaq numri i lejeve miratuar për ndërtesa jo rezidente (ku përfshihen ndërtesat për hotele dhe të ngjashme, zyra, tregtare, industriale dhe të tjera) zë 24,8 %.

Teksa numri i lejeve të ndërtimit po pëson rritje nga tremujori në tremujor, projekte të tjera të mëdha janë prezantuar nga ndërtuesit dhe lejet për to pritet të merren në vijim.

Ndërtimet e reja në Tiranë janë përqendruar në sektorin  banesave kryesisht në blloqe të mëdha në periferi dhe në zonë afër qendrës me kulla të mëdha.

Disa foto të pallateve që po ndërtohen aktualisht në Tiranë:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne