Për herë të parë në Mal të Zi organizohet panairi i prodhimeve të Industrisë Hallall

Në një organizim të Shoqatës për Promovimin dhe Zhvillimin e Ekonomisë Islame, sot në Podgoricë u hap panairi “Montenegro Hallall Fair”, i cili ka tubuar mbi 30 prodhues nga vendi dhe rajoni. Përndryshe sektori i ekonomisë islame nga dita në ditë është në zhvillim e sipër e këtë e dëshmojnë dhe përfaqësuesit e këtij panairi nga Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia etj. Në kuadër të Panairit, i pari i këtij lloji që organizohet në Mal të Zi, në Dhomën Ekonomike është paralajmëruar dhe tryeza e rrumbullakët ku eksperti kroat i kësaj fushe Aldin Dugonjiq do të flasë për industrinë hallall dhe për zhvillimin gjithnjë e më të madh të kësaj industrie, veçmas në fushën e turizmit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne