Për Jeruzalemin, Ushtria e Malajzisë është gati

Ministri Malajzian i mbrojtjes ka thënë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për ta bërë Jeruzalemin kryeqytetin e Izraelit ishte “një shuplakë për të gjithë botën myslimane”, duke theksuar se ushtria e vendit të tij është e përgatitur të kryejë detyrën e saj nëse kërkohet shërbimi i saj.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo situatë. ATM [Forcat e Armatosura të Malajzisë] ka qenë gjithmonë gati, duke pritur udhëzime nga udhëheqja e lartë”, tha Ministri i Mbrojtjes Hishammudin Hussein, rapoton agjencia shtetërore e lajmeve malajziane Bernama.

“Le të lutemi që kjo mosmarrëveshje të mos shkojë drejt kaosit,” shtoi Husseini.

Zhvendosja dramatike e politikës së Uashingtonit për Jeruzalemin shkaktoi protesta në territoret palestineze të pushtuara, Turqi, Egjipt, Jordani, Tunizi, Algjeri, Irak dhe në shumë vende të tjera të botës.

Rreth 10,000 indonezianë u mblodhën sot jashtë ambasadës amerikane në Xhakarta në mbështetje të palestinezëve, raportoi agjencia e lajmeve Associated Press.

Protestuesit mbanin slogane që lexonin “Ambasada e Amerikës, dil jashtë Jeruzalemit”, “Liri Jeruzalemit dhe palestinezëve” dhe “Ne jemi me palestinezët”.

Shkelja e rezolutave të OKB-së

Protesta e së dielës, e organizuar nga Partia e Drejtësisë Islame, ishte e dyta që nga vendimi i Trampit të enjten.

Presidenti Joko “Jokowi” Widodo ka dënuar ashpër masën e Trampit, të cilën e përshkroi si një shkelje të rezolutave të OKB-së.

Indonezia, si kombi musliman me popullsinë më të madhe në botë, ka kohë që ka qenë një mbështetës i fortë i palestinezëve dhe nuk ka lidhje diplomatike me shtetin hebre.

Izraeli e pushtoi Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1967, por që atëherë asnjë vend në botë deri tani nuk e ka njohur atë.

Jeruzalemi mbetet në qendër të konfliktit Izrael-Palestinë, me palestinezët që duan Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm, ndërsa Izraeli thotë se qyteti, i cili është nën pushtimin izraelit nuk mund të ndahet.

Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu zhvendosjen e ambasadës amertikane nga Tel Avivi në Jerusalem, një hap që do kerkojë vite për të përfunduar./aljazeera/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne