Rajoni

Për ndarjen e Kosovës flet edhe Sheshel

Politikani serb që është i dënuar për krime të luftës në ish-Jugosllavi, Vojislav Sheshel, është shprehur kundër ndarjes së Kosovës

Sipas tij, për Serbinë kjo është të ndërrosh diçka që është e jotja me diçka tjetër tënden. E thotë se edhe vetë ka punuar që çështja e Kosovës të mbetet konflikt i ngrirë derisa të krijohen kushtet e favorshme për Serbinë.

“Unë për këtë (ndarjen) kam folur si njëra prej mundësive, megjithatë unë jam kundër ndarjes së Kosovës sepse jam për atë që ta ruajmë Kosovën në tërësi. Unë me vite kam punuar për ngrirjen e konfliktit derisa të vijë rasti i volitshëm”, ka thënë Sheshel.

“Ne në konfliktin me regjimin prej ditës së parë nuk jemi për ndarjen e Kosovës. Këtë do ta kundërshtonim ashpër, sepse me këtë Serbia do të ndërronte diçka të veten për diçka të veten”, deklaroi ai.

Sheshel është politikani më ekstrem i Serbisë, i cili kërkon që Serbia të lë rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe të synojë përforcimin e aleancës me Rusinë.