Për një faturë në 2005, tani duhet të paguajë mijëra euro te përmbaruesi, aktivistja shpërthen ndaj gjykatësve

Aktivistja e shoqërisë civile, Ana Gligorova, ka shprehur pakënaqësi të madhe ndaj përmbaruesve, të cilët sipas saj, po kryejnë veprime zhvatëse ndaj qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ajo përmes një postimi në “Facebook”  thotë se për një rast të një fature të vitit 2005, tani duhet të paguajë plot 6 mijë euro, shkruan INA.

“Në mëngjes mu lajmërua një mik dhe më njoftoi se motra e tij duhet të paguajë 6 mijë euro për ngrohje, për një faturë të viteve 2003 – 2005. Paramendoni vendimi gjyqësor është sjellë në vitin 2015, pas 12 viteve nga borxhi i krijuar. Si mundet që gjykatat për një rast të tillë të zvarrisin, derisa për vepra më të rënda sillen vendime të shpejta. Çka është kjo”, ka pyetur Gligorova.

Ana Gligorova

Ajo ka ironizuar gjykatësit dhe përmbaruesit duke thënë se këto para iu duhen atyre për të pritur Vitin e Ri në qytetet si në Pragë , Paris, por gjithashtu dhe për të blerë rroba të markave të shtrenjta./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne