Për qejf të SHBA-ve, servilosje kosovare ndaj Izraelit që nuk e njeh Kosovën si shtet

Dhjetëra pjesëmarrës morën pjesë në aktivitetin me rastin e 70-vjetorit të shtetit që vret cdo ditë palestinezë, Izraelit.

Kosova festoi në mënyrë  të pakuptimtë Ditën e Pavarësisë së Izraelit, me një ceremoni mbresëlënëse të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Disa dhjetëra pjesëmarrës ndoqën në aktivitetin me rastin e 70-vjetorit të shtetit  të Izraelit, të krijuar mbi gjakun palestinez  më 14 maj 1948.

Zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës, përfshirë kryeparlamentarin Kadri Veseli, kanë marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të 70’të të krijimit të shtetit të Izraelit, të organizuar nga bashkësia hebreje “Bet Israel Kosova” duke u pozicionuar kështu kundër palestinezëve që vuajnë pushtimin dhe vjedhjen e tokave të tyre nga ky shtet i krijuar mbi mite e akte deklarative.

Në këtë ngjarje, përveç Veselit, ka marrë pjesë edhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, e cila ka kërkuar që ky vend ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Dhjetëra të rinj mbanin flamurin e Izraelit, ndërkohë që në bluzat e tyre ishte stampuar edhe flamuri i Kosovës.

Të dy vendet, edhe pse nuk kanë njohje diplomatike, kanë kontaktet të fuqishme kulturore dhe historike, ndërkoë që ka interesim në rritje të bizneseve izraelite për të investuar në Kosovë.

Në aktivitet nuk munguan edhe këngët e njohura izraelite.

Ky aktivitet dëshmon qartë servilosjen kosovare ndaj politikave amerikane edhe kur kjo është kundër interesave të veta siç është ky rast ndaj një shteti që nuk e njeh Kosovën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne