Veproni tani për të dënuar sulmin ushtarak në Siri të SHBA-së!
Kërkojini Kanadasë që të kundërshtojë këtë agresion provokues!
Sulmi i 6 prillit me raketa në Bazën Ajrore Ushtarake Shayrat, i nisur gjoja në përgjigje të një sulmi të dyshuar kimik në një fshat në provincën e Idlibit, Siri, është një akt i hapur agresioni. Të paktën 14 vetë u vranë nga sulmet raketore, duke përfshirë pesë ushtarë në bazë dhe nëntë civilë në lagjet përreth objektit.
Shayrat është një nga bazat më të mëdha dhe më aktive të Forcave Ajrore Siriane, e dedikuar kryesisht për të luftuar ISIS-in në Sirinë qendrore dhe për dhënien e ndihmës për civilët e rrethuar në Deir Ezzor.
Ky veprim i njëanshëm, i ndërmarrë pa ndonjë mandat të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është një shkelje skandaloze e së drejtës ndërkombëtare që nuk mund të justifikohet. Në të vërtetë, Uashingtoni nuk ka arritur që të sigurojë ndonjë provë që vërteton se qeveria siriane dhe aleatët e saj ishin në fakt fajtorë për këtë sulm kimik, dhe para se të ndërmerrej ndonjë hetim i pavarur nga organet monitoruese të OKB-së për të përcaktuar përgjegjësinë për sulmin me gaz sarin.
Sulmi me raketa i SHBA-së përshkallëzon ndjeshëm luftën “e autorizuar” në Siri, pikërisht në një kohë kur negociatorët nga qeveria dhe nga disa palë “rebele” janë në Gjenevë, duke u përpjekur për të arritur një zgjidhje politike për t’i dhënë fund konfliktit gjashtë-vjeçar të gjatë. Për më tepër, ai rrit mundësinë e një konfrontimi ushtarak të drejtpërdrejtë midis fuqive kryesore të armëve bërthamore – SHBA-së dhe Federatës Ruse – i cili mund të ndezë një konflikt shumë më të gjerë rajonal, për të mos përmendur një luftë globale termobërthamore.
Ky akt lufte pa shkak – dhe justifikimet shoqëruese të dhëna nga Administrata Tramp – konfirmojnë pa pikë dyshimi se objektivi i vërtetë i Uashingtonit në Siri nuk është luftimi i terrorizmit, por imponimi i “ndryshimit të regjimit” në popullin e saj, pavarësisht nga pretendimet boshe për të kundërtën.
Roli i Kanadasë në këtë krizë siriane në thellim nuk është më pak i mjerueshëm. Duke deklaruar se Kanadaja nuk do të marrë pjesë në asnjë sulm të mëtejshëm ushtarak në Siri, qeveria Trudeau ka huazuar mbështetjen e saj politike për këto bombardime të paligjshme dhe të rrezikshme të SHBA-së.
Kongresi Kanadez i Paqes e dënon pa rezerva këtë agresion, dhe kërkon që sulme të tilla të pushojnë menjëherë, dhe që më shumë se 1,000 trupa tokësorë të SHBA-së tashmë në Siri pa ndonjë sanksion ose miratim nga Damasku, të tërhiqen. Ne kërkojmë më tej që qeveria kanadeze të përmysë politikën e saj, të tërheqë mbështetjen e saj për këtë shkelje të pacipë dhe jashtëzakonisht serioze të së drejtës ndërkombëtare, dhe në vend të kësaj të bëjë thirrje për një zgjidhje të qëndrueshme politike të konfliktit në Siri. Kanadaja duhet të tërhiqet nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri dhe Irak, t’i japë fund sanksioneve të saj ndëshkuese ekonomike kundër Sirisë, dhe të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Damaskun!
Kanadaja duhet gjithashtu të deklarojë njohjen dhe respektin e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë, t’u japë fund të gjitha fluturimeve ushtarake mbi Sirinë (të cilat janë për të furnizuar avionët luftarakë aleatë dhe për të identifikuar objektivat e reja), dhe të ndalojë shitjen e armëve në vendet që financojnë dhe armatosin terroristët në Siri. Jo më pak, kjo duhet të përfshijë anullimin e marrëveshjes 15 miliardë $ të armëve me Arabinë Saudite.
Ne gjithashtu apelojmë për të gjitha organizatat dhe aktivistët e paqes, për grupet e punës, grupet anti-imperialiste dhe grupet e solidaritetit ndërkombëtar, dhe për njerëzit paqedashës nëpër Kanada që të shohin përmes propagandës imperialiste, si dhe përmes përdorimit të trashë të doktrinës tashmë të diskredituar “Përgjegjësia për të Mbrojtur” (R2P) që ka për qëllim të çorientojë dhe të neutralizojë rezistencën e organizuar, dhe që të mblidhen së bashku në unitet dhe në veprim kundër agresionit imperialist në Siri.
Larg Duart Nga Siria!
Kanadaja jashtë NATO-s!
Komiteti Ekzekutiv,
Kongresi Kanadez i Paqes
8 prill 2017
/ © Gazeta Impakt