Për të dytën ditë radhazi, sionistët ofendojnë xhaminë Al Aksa

Kolonët sionistë për të dytën ditë radhazi kanë ofenduar xhaminë Al Aksa duke sulmuar dhe shkatërruar sallën kryesore të kësaj xhamie.

Ditën e mërkurë kolonët sionistë sulmuar sallën e xhamisë Al Aksa, ku lëshuan slogane anti-islame. Mediat palestineze vunë në dukje se këta kolonë sionistë janë futur në xhami me dritën jeshile të ushtarakëve izraelitë. Xhamia Al Aksa është bërë objekt sulmi i kolonëve sionistë të cilët kërkojnë ndryshimin e identitetit islam dhe të krishterë të Bejtil Mukadesit dhe zëvendësimin e simboleve të qytetit me simbolet sioniste. Me dhjetëra kolonë sionistë kanë sulmuar rajonin Vadi Halva në qytezën Selvan në jug të xhamisë Al Aksa ku kanë shkatërruar dhe dëmtuar rëndë shtëpitë dhe pronat e palestinezëve. Për shkak të sulmeve ndaj xhamisë Al Aksa dhe Bejtul Mukadesit, palestinezët kanë nisur Intifadën e Kodsit. Regjimi sionist që nga nisja e intifadës në vitin 2015 ka martirizuar të paktën 300 palestinezë dhe plagosur dhe arrestuar shumë të tjerë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne