Perandoria Britanike krijoi ‘Bankën e Rezervave’ në Indi, një armë e fshehtë për të zhvatur pasuritë e Indisë

Kjo bankë mbeti burimi kryesor i financave britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore

nga Masood Rezvi.

Bankat qendrore janë përdorur pa pikën e dyshimit prej qeverive të tyre për të krijuar para për financimin e luftrave. Britania, në fakt ishte në gjendje të ruante avantazhin e saj mbi rivalët e saj si Franca në shekujt e 17-18, sepse kishte Bankën e Anglisë, një sistem bankar qendror që prodhonte para, i cili mungonte tek të tjerët. Faqja zyrtare e Bankës së Anglisë thotë se “u themelua kryesisht për të financuar luftërat kundër Francës”. Sekreti i avantazhit të Britanisë ndaj Francës u zbulua shpejt nga kjo e fundit. Kështu, Fondi Montyon, një nëpunës i lartë civil në Ministrinë e Financave të Francës, rekomandoi në vitin 1770 se Franca duhet të adoptonte një mekanizëm të ngjashëm dhe të përkrahte të njëjtin institucion.

“Britania e Madhe nuk e ka financuar luftën as pjesërisht dhe as plotësisht nga taksat. Ajo e ka financuar atë me kredi dhe e ka rritur detyrimin vjetor të taksimit vetëm për shumën e nevojshme që i është dashur në mënyrë që të përballojë interesin dhe shpengimin e huasë. Ky është regjimi që duhet të miratojë Franca”, tha Montyon.

Në të njëjtën periudhë, mbretërit në nënkontinentin indian që po i rezistonin me forcë pushtetit në rritje të Kompanisë Britanike të Indisë Lindore (the British East India Company), vareshin kryesisht tek metodat tradicionale të mbledhjes së taksave, dhuratave dhe donacioneve. Ata ose u treguan të pavëmendshëm ose u treguan mëndjemëdhenj ndaj futjes në mesin e tyre të një institucioni qendror bankar, dhe kështu u goditën nga duart e Kompanisë. Nga ana tjetër, amerikanët de facto ngritën bankën e tyre të parë qendrore, Bankën e Amerikës së Veriut në Filadelfia 1781, ndërsa luftën për pavarësi kundër britanikëve nisën që ta kenë në favor në dy vjet.

Kur dhe pse banka e parë u ngrit në Indi?

Deri në ndërhyrjet britanike, në Indi gjithçka ishte e dukshme, sidomos në provincën lindore të Bengalit (sot Bangladeshi dhe shtetet indiane të Bengalit, Bihar dhe Odisha), e cila më vonë u bë selia dhe bastioni i parë i britanikëve në nënkontinent. “Kjo ishte një kohë kur India zinte rreth një të katërtën e prodhimit global. Sipas William Dalrymple, “në të kundërt Britania kontribuonte më pak se 2% në GDP-në globale”. Madhusree Mukerjee e tregon Bengalin sipas përshkrimeve të bëra nga mjeku François Bernier kur kishte mbërritur atje në fund të vitit 1665. Ai përshkruante se si orizi ngarkohej për në Sri Lanka (i quajtur Ceylon nga britanikët) dhe Maldive, se si sheqeri shkonte në Arabi dhe Mesopotami dhe se si mëmdafshi ngarkohej për në Evropë. Anijet në portet e tij ishin të ngarkuara me eksporte të tilla si biskota gruri, mish të kripur, opium, llak, dyll, parfume, erëza, fruta të thata dhe gjalpë. Monedha që qarkullonte ishte monedha e argjendit Sikka, megjithatë para sundimit britanik, mëkëmbësi i mbretit Moghul, Nawabi i Bengalit i mbledhte taksat në proporcion me prodhimet, jo në monedha. Kjo do të thoshte nëse fshatarët prodhonin më pak si shkak i gjendjes së motit, ata duhej të paguanin taksa në mënyrë proporcionale më pak. Nëse ata nuk do të mund të merrnin asgjë nga prodhimet e tyre, qeveria do t’i mbështeste ata nga prodhimet e fermave të bamirësisë që ishin të lidhura me tempujt dhe xhamitë.

Gjërat ndryshuan krejtësisht, sapo kompania e Indisë Lindore zaptoi Bengalin. Ata filluan të mos lejohen të paguajnë taksat e tyre si pjesë apo përqindje nga prodhimet e tyre. Atyre ju kërkua të paguanin një taksë fikse në argjend. Kërkesa për monedha argjendi gjatë sezonit të mbledhjes së të ardhurave rezultoi me shterimin e plotë të monedhës që ishte në dispozicion. Megjithëse fshatarët kishin teprica në formën e drithërave, ata nuk ishin në gjendje të paguanin për të ardhurat. Mospagimi në kohë i taksave rezultoi me pasoja të rënda. Siç thekson Burke në disa nga dëshmitë më sensacionale të kohës, mbledhësit e të ardhurave që punonin për kompaninë ua zhvishnin gratë indianëve, i tërhiqnin zvarrë nga shtëpitë e tyre, “i vinin gjinjtë e grave në tehet e mprehta të bambuve dhe ua shyqenin ato nga trupat”. Si rezultat fermerët nuk kishin asnjë mundësi tjetër por ti shisnin prodhimet e tyre me një çmim të ulët që të siguronin monedhat e argjendit për ndërmjetësit të cilët më vonë i jepnin tek britanikët, duke marrë në këtë formë edhe shpërblimet e tyre në formën e një fitimi. Britanikët gjithashtu vazhdonin që prodhimet ti merrnin jashtëzakonisht lirë, madje edhe një ushtar britanik i zakonshëm ishte në gjendje që të bënte pasuri në Indi.

Megjithatë, në sezonin e mbledhjes së taksave valuta mbetej e pakët edhe për tregtarët që blenin prodhimet nga fermerët. Kështu, në mënyrë që të korrigjohej situata që vinte nga tkurrja e monedhës në qarkullim gjatë kohës së mbledhjes së të ardhurave, Warren Hastings, guvernatori i Bengalit, propozoi në vitin 1773 “Bankën e Përgjithshme të Bengalit dhe Baharit” (General Bank of Bengal and Bahar). Një mbledhje i Këshillit të të Ardhurave u mbajt në kështjellën e Williamit në Kalkuta (tani Kolkata) më 13 prill 1773. Arritjet e konferencës që përmbanin ‘planin’ për themelimin e ‘Bankës së Përgjithshme në Bengal dhe Bahar’ shënuan: “Ankesat e shumta që janë bërë nga të gjitha rajonet veriore të dy provincave, për pamundësinë e fermerëve për të paguar taksat e tyre për shkak të bollëkut të pazakontë dhe cmimit të lirë të grurit, vijnë kryesisht për shkak të mungesës së madhe të monedhave aktuale në zona.” Kjo njihet si përpjekja e parë sistematike për krijimin e një institucioni bankar qendror në Indi, ku qëllimi i tij ishte që të ndihmonte sundimtarët britanikë në udhëheqjen pa probleme në mesin e popullit indian.

Banka e Rezervave të Indisë

Një humbje dërrmuese në vitin 1857 e forcave indiane që kerkonin liri nga Kompania e Indisë Lindore, të cilën britanikët e quajtën “Rebelimi Sepoy”, kulminoi me transferimin e administratës indiane përmes Zyrës së Indisë tek sundimi i Mbretërisë Britanike. Ky sundim i drejtpërdrejtë i Mbretërisë Britanike njihet si Raxhi Britanik. Raxhi, nëpërmjet makinacioneve të tij të menduara me hollësi, e shkuli sistemin standard monetar të Indisë nga standardi i argjendit që ishte i lehtë për konvertim, në standardin e monedhës prej letre, që mund të rritej sipas “kërkesave të publikut”. Ata diskutuan gjatë për formën, llojin dhe kontrollin e institucionit bankar qendror të Indisë që ishte i ndarë nga Banka e Anglisë. Sidomos pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ata e donin atë me urgjent, në mënyrë që të mund të krijonin para në Indi për të pasur qasje tek burimet, furnizimet dhe ushtarët e saj, njëkohësisht pa e zbehur zgjerimin monetar të ekonomisë britanike. Ata donin që institucioni të ishte në Indi, por jo nën kontrollin e Indisë. Në një takim të kabinetit, Neville Chamberlain, Kancelari i Thesarit në nëntor të vitit 1932 e krahasoi bankën me një thikë në dorën e një fëmije indian, ku ai të kënaqej që kishte në dorë një thikë por në të njëjtën kohë të mos e dinte se si ta hapte atë thikë.

Banka qendrore e Indisë, Banka Rezervave të Indisë (RBI), më në fund erdhi në jetë, duke e filluar biznesin e saj në 1 prill 1935. Ajo i shërbeu mirë qëllimit për të cilin ishte krijuar deri në vitin 1947, kur India fitoi pavarësinë. Ajo vepronte si një pompë e madhe që thithte pasuritë indiane, veçanërisht arin që shkonte në Angli.

Në fakt kjo bankë mbeti burimi kryesor i financave britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore, siç bëhet e qartë edhe në një studim krahasues të aseteve dhe detyrimeve që ishin para fillimit të luftës dhe pas përfundimit të saj. Për shembull, RBI e zgjeroi qarkullimin e kartmonedhave në Indi 6.57 herë gjatë luftës, ndërsa FED i shtoi faturat e taksave në SHBA 3.69 herë dhe Banka e Anglisë e zgjeroi qarkullimin e kartmonedhave në Angli vetëm me 2.56 herë për të njëjtën periudhë.

Krahasimi i shtimit të kartmonedhave bankare gjatë luftës së dytë botërore në SHBA, Angli dhe Indi. Burimi i imazhit: Promise to Pay (Vol I): Banks, Battles & Bellies |Masood Rezvi

Totali i bilancit të RBI-së u zgjerua në 17.29 herë gjatë luftës, ndërsa totali i bilancit të Bankës së Anglisë u rrit vetëm 2.21 herë. Rezerva e arit të RBI-së duket se mbetet e njëjtë e shprehur sipas aspektit të rupisë indiane, vlera e të cilës në kuptimin e sovranitetit në fakt u zvogëlua nga 18.55 milionë para luftës në 7.83 milionë në fund të luftës.

Promise to Pay (Vol I): Banks, Battles & Bellies |Masood Rezvi

 

Kjo ishte mënyra se si Raxhi e përdori RBI-në, “armën e fshehur”, për ti dhënë fuqisë blerëse inflancionin, dhe për të zhvatur dhe mashtruar jo vetëm tregjet indiane prej të gjithave nevoja bazike të cilat shkaktuan uri në Indi, por gjithashtu ndihmoi edhe luftën e Mbretërisë Britanike me furnizime.

 

Masood Rezvi është një autor i pavarur me qendër në Lucknow të Indisë. Ai ka shkruar dy libra në anglisht me tituj “Promise to Pay (Vol. I): Banks, Battles & Bellies” dhe “Tightening Noose of Poverty”, si dhe shumë artikuj dhe ese mbi drejtësinë sociale dhe politikën.

burimi:/asia-pacificresearch/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne