PERANDORIA OSMANE NUK I PUSHTOI TOKAT SHQIPTARE!!!

Savash Veliu

Trillimet e regjimeve politike dhe Historitë e tyre Shtetërore se Osmanët janë pushtues të tokave shqiptare asessi nuk qëndron me natyrshmërin e Historisë Akademike ngase Perandoria Osmane në ato kohëra të largëta nuk pushtoi tokat shqiptare por pushtoi tokat Venedikase dhe ato Serbe veç të pushtuara prej tyre. Dhe më pas Perandoria Osmane tokatë etnike ua Ktheu komplet popullit autokton shqiptar duke e rekapitulluar këtë çështje brenda Katër Villajeteve të mëdha etnike që i ktheu shqiptarët nga robërr venedikaso-greko-serbe në Sundues të Ballkanit dhe të rajonit të Mesdheut me të gjitha të drejtat e plota sovrane i cili me vetkënaqësi më pas pranoi Islamin që ia ngriti reputacionin mbarëkombetar e atë ndërkombëtar si popull Besatar.

Gjatë historisë Shqiptarët nuk pranuan kurrë t’iu nënshtrohen forcave të ndryshme të huaja Perandorake pagane apo ato kristiane. Por ajo gjendje do të ndryshoj në një rast të vetëm kur shqiptarët u ndeshen me Perandorinë Globale ose ndryshe e njohur “Halifati Osman”. Një Perandori e cila nuk pranonte kategorikisht nënshtrimin e njeriut ndaj njeriut, veç Zotit Një. Kjo gjendje do të detyroj Kombinë Shqiptar ta përqafoj me të madhe Islamin si Fe, sepse si legjislacion Islami në karakterin e saj të identitetit fetar kishte të njejtat karakteristika me karakterin shqiptar, dmth., Jo-nënshtruese! Dhe kjo harmoni multietnike për shekuj vazhdoj derisa nuk paraqiti kokën helmuese bota perëndimore intrigante e cila ua injektoj helmin e ‘’nacionalizmit’’ vrastar në venat shqiptare dhe gjithçka që ishte e ndërtuar për pesë shekuj ua rrënoj brenda pesë viteve, tha Pashko Vasa!

Prandaj shoqëria shqiptare duhet të dij se, Bota Perëndimore me Muslimanët ka problem ideologjik, sepse Nacionalizmi dhe Komunizmi, dhe ai që quhet Evropianizëm është ndërtuar si AntiIslamizëm, një veçori vdekjeprurrëse për shqiptarët që duhet të luftohet si ideologji nacionaliste brenda mesit të shqiptarëve sot.

Të gjitha ‘’Izmat’’ duhet të luftohen shkaku se… Kombi është letërnjoftimi i identitetit personal dhe ai lokal, kurse Feja është passaporta univerzale që hapë rrugët e dy botrave të përhershme ekzistuese! – Savash VELIU

Dhe sipas historisë e vetmja mënyrë për të rrëzuar Perandorinë Osmane ishte marrja e Kalasë nga brenda – dhe pikerisht ky “kalë troje” ishte lëvizja famëkeqe Xhonturke (edhe emrin e lëvizjes ia zgjodhën vetë sionistët Anglo-Frankofon) kjo u bë me financimin, formimin /brumosjen/ e këtyre osmanlinjëve që kërkonin “ndryshim”. Nacionalizmi u përdor si leve kryesore që ishte implementuar në agjendën xhonturke. Pikërisht nacionalizmi është me pole të kundërta me Islamin. Nacionalizmi është opium për masat e gjëra dhe është perdorur fillimisht si leve “përçaj dhe sundo” për të rrëzuar perandorinë multienike siç ishte Perandoria e shkëlqyer Osmane.

Në këtë kontekst ranë preh edhe shumë nga Elita shqiptare të kohës duke perfshirë (Ismailqemal bej Vlorën, Hasan (Berishën) Prishtina, Esat Pash Toptanin etj). Më vonë e kuptuan dhe u distancuan nga lidhja famëkeqe xhonturke por ishte tepër vonë ngase tokat shqiptare ishin të coptuara me gjakun shqiptarë… Ideatorët e kishin arritur qëllimin! Rënia e Halifatit ndodhi dhe shqiptarët me naivitet dëmtuan të ardhmen dhe siç e dijmë pasojat e copëtimit po i vuajmë edhe sot. Në këtë kurth dinak të mesjetës ra preh edhe Skënderbeu i dirigjuar e i joshur me peshqeshe nga Venediku, Napoli dhe Vatikani i cili luftonte si vazali i tyre në dëm të principatave shqiptare një sindrom (traditë) vijuese që vazhdon edhe tek politikanët tanë të sotëm. Dhe kështu; “Çdo shoqëri e cila humb civilizimin do të humb orgjinalitetin e të menduarit”, (siç kemi humbur origjinalitetin e të menduarit të drejtë) thotë Malik ibën Nebi.

Secili prej nesh ka të drejtë natyrore nga Zoti, të mbrojë personalitetin, lirinë dhe pronën e vet. Këto janë tre kërkesat bazë jetësore tek çdo shoqëri e përparuar. Kushdo ka të drejtë të mbrojë mendimin e vet, madje me forcë, por jo ajo të jet e ngritur mbi verbëri vasale e veçmas të ca ‘’kuazi-intelektualëve’’ shqiptar kinse Perandoria Osmane ua dhuroi ose ua shiti tokat shqiptare serbo-grekëve qorazi, por  Historia Akademike tregon ate ndryshe; ”Në atë vit që ne fituam pavarësinë (1912) janë vrarë 55.ooo ushtarakë turk, për ta mbrojtur Shqipërinë nga Serbët dhe Grekët.” këtë e thotë Akademiku Abdi Baleta (ish ambasador i Shqipërisë në OKB).

Dhe nëse dikush mendon ndryshe atëherë sipas historianëve dhe studjuesve “shqiptar” se Perandoria Osmane ka qenë pushtuese i bie se; Çetnikët serb janë çlirimtar të shqiptarëve, ata të cilët i masakruan dhe i dëbuan shqiptarët ga vatrat e tyre shekullore!/gazetaimpakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne