Perandoria-shtet europiane në çoroditje sistematike: Paralajmërimi i një “lufte të gjatë” që po vjen

nga Alastair Crooke.

“Nëqoftëse euro dështon, Europa dështon”, ka thënë Angela Merkel. “Dhe praktikisht, dështimi i projektit europian është tani një mundësi konkrete”, shkruan Profesor Guido Montani i Universitetit të Padova. Po, ama natyra e thellë strukturore e krizës dhe kërcënimi shoqërues i perceptuar ndaj interesave gjermane dhe të euro – elitave sugjeron se cilado zgjidhje do të luftohet egër, si në rastin e Brexit për Mbretërinë e Bashkuar. Është një paraprirje dhe një paralajmërim që është në ardhje rënia e kohezionit kombëtar. Pas vitesh rreptësi dhe stanjacion në disa shtete të Bashkimit Europian, është e qartë se struktura dhe kultura e këtij të fundit, të përqëndruara siç janë mbi një Gjermani të pasluftës, po përballojnë një kryengritje në rritje, një kërkesë për ndryshim, si nga ana e shteteve anëtare, që tani, në mënyrë domethënëse, nga brenda vetë Gjermanisë. Megjithatë, do të ishte absolutisht për t’u mos nënvlerësuar pika, të reduktohej ajo që po i ndodh një diskutimi mbi “rreptësinë” monetare dhe fiskale. “Kërkesa për ndryshim” pasqyron një tjetër ndarje, një tjetër frakturë kulturore. Është një “hendek” që ndodhet në zemrën e vetë Gjermanisë, ashti si brenda shteteve të tjera të Bashkimit Europian. nga një perspektivë ngushtësisht gjermane, demandeursgjermanë sfidojnë vetë mentalitetin e Reichstaat që ka strukturuar bashkimin monetar e Bashkimit Europian dhe nocionin e tij për një “perandori” popujsh të ndryshëm që konvergjojnë mbi “vlerat” transkombëtare e Bashkimit Europian, nën disiplinën e rreptë të qeverisë qendrore mbi rregullime, të drejta dhe kontrolle fiskale.

Fizikisht, “hendeku” gjerman simbolizohet nga lumi Elba që heq një linjë përfaqërsisht diagonale nga Deti i Veriut në kufirin çeko – polak dhe që ka qenë më shumë se një rrjedhë e thjeshtë uji për të paktën 21 shekuj. Perandorët romakë nuk guxonin të shtyheshin përtej Elbës: ishte edhe kufiri lindor i Perandorisë së Karlit të Madh dhe, në një farë mënyrë, përfaqëson një barrierë kulturore që është shtyrë deri në kohët moderne, me efekte drastike. Tri dekada pas rënies së Murit të Berlinit, ndarja midis Gjermanisë Lindore dhe Gjermanisë Perëndimore është ende e dukshme. Një lider i AfD në Saksoni-Anhalt shprehet kështu: “Lejomëni të sqaroj: AfD-ja nuk do revolucion, ama duam një reformë të thellë për ta bërë Gjermaninë më të përshtatshme ndaj mentalitetit lindor dhe impulseve që janë imponuar këtu”. Kërkon një rilindje të “virtyteve klasike prusiane si lineariteti, ndjenja e drejtësisë, ndershmëria, disiplina, punktualitet, rendi, puna e rëndë dhe detyrimi”, në kundërvënie me “ndjenjën e fajit” bashkëkohore të liberalizmit. Shfaqja e një alternative të praktikueshme ndaj politikës “institucionale” të CDU-së është shumë e rëndësishme, pikërisht prej rolit të luajtur historikisht nga kjo parti, në kontekstin e strukturës së Bashkimit Europian dhe në imponimin e etosit të saj.

Duke shkruar për politikë të jashtme, Noah Strote vëren: Themeluesit e CDU-së, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga rajonet perëndimore të Gjermanisë, ku kristianizmi [katolik roman] është historikisht i rrënjsur, fillimisht votuan për të mbështetur nazizmin. Larg nga të qënit një rast, aleanca e tyre ishte një pasojë logjike e frikërave demografike: njeriu që do të bëhej udhëheqësi i partisë dhe Kancelari i parë, Konrad Adenauer, nuk ishte vetëm i bindur se pjesa verilindore e vendit të tij, zemra e Prusisë, me kryeqytein e saj në Berlin, ishte e populluar nga një racë metiste, aziatike, jo krejtësisht e bardhë, kultura jo kristiane e së cilës kërcënonte të përhapej. Ndërsa Adolf Hitleri, përpara se të ngjitej në pushtet, për shumë arsye, ishte dyshues, të paktën ishte betuar të mbronte identitetin kristian të kombit nga elementë të tillë të pështirë…

Pas Luftës së Dytë Botërore… po këta politikanë u shfaqën për të ofruar një vizion të ri të politikës gjermane, europiane dhe botërore, kësaj radhe me një partner më të besuar e më të fuqishëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke u shkëputuar nga nazizmi, kanë mbështetur një “imazh  kristian” të politikës, i bazuar mbi vlerat e lirisë individuale, e lirisë ekonomike dhe të hapjes kulturore. Vizioni tërhoqi vëmendjen e pushtuesve amerikanë, që bënë maksimumin për ta favorizuar CDU-në … [I pëlqeu edhe] liderëve të CDU-së si Adenauer, të cilët qenë kënaqur fshehurazi që zemra e tyre kristiane tani të ishte demografikisht e izoluar nga aziatikët…

Tani AfD-ja dëshiron që të tregojë se Merkel dhe CDU-ja nuk do të guxojnë të luftojnë për atë që kanë pretenduar gjithmonë se çmojnë: ruajtjen e një Gjermanie kristiane dhe të Europës [domethënë duke ndaluar emigracioni]. Dhe, duke vepruar kështu, po e fuqizojnë tensionin [hipokrizinë?] e lindur në programin e CDU-së: hipoteza e shtypur që ruajtja e një lloji të caktuar mazhorance etnike është e nevojshme për këtë projekt. AfD-ja thekson se nuk është më merituese etiketa e “nacionalistëve të bardhë” e CDU-së historike, sipas të cilit është modeluar… [dhe] fjala “alternativë” shtyn në detyrim të dyfishtë sesi përshkrimi i objektivit të partisë për t’u bërë gardiani i vërtetë i identitetit kristian të Gjermanisë e të Europës”.

Ajo që AfD-ja thotë është se Merkel dhe vizioni liberal i CDU-së për një Perandori – Shtet europian, jo vetëm dështon si mjet ekonomik (sidomos nëpërmjet përqëndrimit të pasurisë në “qendrën” gjermanolindore), por, në radhë të dytë, dështon edhe në ruajtjen e koherencës së brendshme të Europës. Dhe që një ndalim i emigracionit mysliman të kohëve të fundit është thelbësor për të garantuar një homogjenitet të caktuar kulturor që nuk e tejkalon popullinë vendase (domethënë duhet të ruhet homogjeniteti kombëtar dhe të tejkalohet globalizmi europian).

Po flasim për ndarje të vjetra: e gjitha Gjermania Lindore (që ishte shumë më madhe se tani, përpara 1945) ishte për 800 vjet një terren i kontestuar midis gjermanëv dhe sllavëve, derikur Prusia arriti ta mundë e ta aneksojë të gjithë Gjermaninë midis viteve 1866 e 1871. Trashëgimi i këtij bashkimi ka qenë ndjenja gjithnjë e pranishme e një Tjetri në pritë me pushkë në faqe, potencialisht armiqësor, jo tërësisht i “bardhë”, ndaj të cilit Adenauer ishte aq shumë i ndjeshëm. Ose, me fjalë të tjera, e çara mbeti, nga njëra anë, midis Gjermanisë së CDU-së e “gjermanit të mirë” (liberal, demokratico, me provë krize dhe i qëndrueshëm), dhe nga ana tjetër, “gjermanëve të këqinj” lindorë, përvoja e të cilëve, sipas Konstantin Richter, kishte qenë qenë shumë e ndryshme: “[Për] ata që janë arsimuar në RDGJ… nuk kishte asnjë njohje faji dhe asnjë ndjenjë shpagimi. (Socialistët në Lindje e konsideronin Perëndimin si suksesorin e vetëm e Gjermanisë naziste]. Për pasojë, shumë prej gjermanëve të Lindjes ndjejnë se identiteti i “gjermanit të lirë” nuk është i tyre dhe e ndjehen për faktin që u imponohet… Schuldkult, që do të thotë “kulti i fajit”. Në lexuesi zbulon shumë ngjashmëri me Shtetet e Bashkuara sot (të “shpifurit” që refuzojnë “fajin” e të qënit të bardhë) dhe me përvojën italiane të “Mezzogiorno” (që refuzon të jetë “Jugu i prapambetur”), ai ose ajo sigurisht do të kishte të drejtë.

Megjithatë, ta nënvizosh pjesën e dytë e kësaj kërkese për ndryshim është një revoltë serioze kundër vizionit ekonomik gjerman të Reichstaat për atë që është e domosdoshme në vetvete (dhe për Europën) për t’u bërë një “perandori” ekonomike europiane. Megjithatë, aspekti ekonomik i pakënaqësisë aktuale paneuropiane çon në përvojën traumatike e hiperinflacionit të Gjermanisë midis dy luftërave, në Depresionin e Madh të viteve ‘30 dhe në erozionin social që ka çuar. Për t’i yshtur këto fantazma, Gjermania e ka skicuar qëllimisht Bashkimin Europian brenda një sistemi të disiplinës automatike të rreptësisë, e zbatuar nëpërmjet një banke qendrore të mbikëqyrur nga Gjermania (BQE-ja).

Gjithçka e “mbyllur me çelës” automatikisht (domethënë në “mekanizmat e stabilizimit automatik” të Europës). Kjo u është lejuar shteteve të tjera europiane, pasi dukej mënyra e vetme (kështu u tha) në të cilën Gjermania do të pranonte që ta vendoste “arkën” e nderuar e dojçmarkës tashmë të qëndrueshëm në “depon” përbashkët e ECM-së.

Profesori Paul Krugman shpjegon: Në çfarë mënyre Europa [e atëhershme] arriti që të ndjekë një politikë të përbashkët monetare? Ishte një hipokrizi e mirëllogaritur. Megjithëse SME-ja ishte në pikëpamje parimore një sistem simetrik, me të gjitha vendet e trajtuara njëlloj, në praktikë qeverisej heshturazi nga një hegjemoni gjermane: Bundesbanku fiksonte përqindjet e interesit sipas qejfit të tij dhe bankat e tjera qendrore bënin gjithçka të mundur për t’i ruajtur valutat e tyre të ankoruara pas dojçmarkës. Kjo marrëveshje i mundësoi sistemit që të plotësonte 2 kërkesa dukshëm të papajtueshme: këmbënguljen e gjermanëve, që kujtojnë akoma hiperinflacionin e 1923 dhe mrekullinë ekonomike që pasoi futjen e një monedhe të re të qëndrueshme më 1948, mbi lënien e timonit monetar fuqimisht në duar e Bundesbankut të tyre të dashur; dhe imperativin politik që çdo institucion europian duhet t’i ngjajë një shoaqte të barabartësh dhe një, hëm, Rajhu të rij. Europianët janë një racë fine. Por le të vimë tek bashkimi monetar aktual, kjo delikatesë nuk do ë funksionojë më, pasi një monedhë vërtet e përbashkët duhet të ketë dikë – një Bankë Qendrore Europiane – të vendosur qartazi në komandë. Si mund të organizohet ky institucion për t’i dhënë çdo vendi një zë të barabartë dhe, megjithatë, të plotësojë kërkesën gjermane për të siguruar rreptësinë monetare?

Përgjigja ishte që të vihej sistemi i ri në pilot atuomatik, duke e paraprogramuar që të bëjë atë që do të kishin bërë gjermanët sikur të kishin qenë akoma në drejtim. Në radhë të parë, Banka Qendrore e re – BQE – do të bëhej një institucion i pavarur, maksimalisht e lirë nga influenca politike. Në radhë të dytë, do t’i jepej një mandat i qartë dhe shumë i përcaktuar: stabilitet çmimesh, pikë; asnjë përgjegjësi për gjëra të rëndomta si punësimi apo rritja. Së treti, kreu i parë i BQE-së, i emëruar për një periudhë 8 vjeçare, do të ishte dikush më gjerman se gjermanët: Ëim Duisenberg, në krye të Bankës Qendrore të Hollandës në një periudhë kur puna e tij konsistonte thuajse tërësisht në replikimin e çdo veprimi të avancuar nga Bundesbanku. Së fundi, në rastin kur qeveritë do të tundoheshin të përdornin kontrollin mbi taksimin dhe mbi shpenzimet për të sfiduar darën e BQE-së lidhur me politikën monetare, Gjermania këmbënguli mbi një “pakt stabiliteti” kufizues i kapacitetit të qeverive të Eurolandias për të menaxhuar deficitet e bilancit.

“Der Spiegel” do të botonte një editorial në marsin e 2015, në të cilin pohohej sesi nuk ishte e gabuar të flitej për ngjitjen e një “Rajhu të Katërt”: “Mund të duket absurde duke qenë se Gjermania e sotme është një demokraci suksesi, pa një gjurmë nacional – socializmi dhe se në realitet askush nuk do ta shoqëronte Merkelin me nazizmin. Por një reflektim i mëtejshëm mbi fjalën “Rajh” ose perandori mund të mos jetë krejtësisht i pavend. Termi i referohet një dominimi, një pushteti qendror që ushtron kontrollin mbi shumë popuj të ndryshëm. Sipas këtij përkfuizimi, do të ishte e gabuar të flitej për një Rajh gjerman në aspektin ekonomik?”.

Një “projekt perandorie” ambicioz, por përvoja vihet gjithnjë e më shumë në diskutim: “Gjermania nuk ka krijuar stabilitet… por paqëndrueshmëri në Europë. Retorika gjermane përqëndrohet mbi stabilitetin: flitet për një “bashkim stabiliteti” dhe është krenare për të ë Stabilitätskultur apo “kulturën e stabilitetit” të saj. Por përkufizmi i saj për konceptin është jashtëzakonisht i kufizuar: kur Gjermania flet për stabilitet, nënkupton stabilitet çmimesh dhe asgjë tjetër. Në fakt, në tentativën për ta eksportuar “kulturën e stabilitetit” të saj, në kuptimin më të gjerë, Gjermania ka krijuar paqëndrueshmëri… Shumë vende të tjera të eurozonës i shikojnë këto rregulla të vendosura për t’i shërbyer më shumë interesit kombëtar të Gjermanisë sesa interesit të tyre, shpjegon Hans Kundnani tek “Paradoksi i fuqisë gjermane”.

Ashtu si Bundesbanku vendosi koeficentin e shkëmbimit 1 me 1 për të bashkuar të dy Gjermanitë në eurozonë, gjë që përjashtonte çfarëdo perspektive që Lindja të mund të konkurronte me Perëndimit, ashtu edhe Italia dhe shtete të tjera me sufiçit jo nga eksportimet, me valutat e tyre të mbivlerësuar kur u shkrinë në euron e re, kanë eksperimentuar diçka të ngjashme me zhdukjen e bazën manifakturiste të Gjermanisë Lindore.

Për shumë nga ana lindore, bashkimi gjerman më 1990 nuk qe një shkrirje të barabartësh, por më shumë një Anschluss (aneksion), me Gjermaninë Perëndimore që pushtonte Gjermaninë Lindore. Arsyet e zvjerdhjes së Gjermanisë Lindore mund të shihen kudo: popullsia lindore është katandisur në rreth 2 milion, papunësia është rritur në mënyrë marramendëse, të rinjtë po largohen truma truma dhe ai që ishte një prej vendeve kryesore industriale të bllokut lindor, sot është në pjesën më të madhe i privuar nga industria. Është këtu që qëndron thelbi e krizës. Ka pasur një kërkesë nga të gjitha palët për të provuar diçka të ndryshme: si për shembull zbutja e rregullave fiskale që po shkatërrojnë shërbimet publike apo thjesht të preket “filli i drejtpërdrejtë” i reformës së sistemit financiar e bankar. Dhe ja problemi: të gjitha këto iniciativa janë të ndaluara në këtë sistem traktatesh të bllokuara. Të gjitha mund të  mendojnë t’i rishikojnë këto traktate, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Traktatet janë të paprekshëm pikërisht pse Gjermania beson (ose thotë se beson) se lehtësimi i kapjes së disiplinuar mbi sistemin monetat do të hapte kutinë e Pandorës e fantazmave të inflacionit e të paqëndrueshmërisë sociale, duke i bërë të rriten për të na persekutuar sërish.

Realiteti është se “blloku” europian buron nga një sistem që e ka hequr qëllimisht pushtetin nga parlamentet e nga qeveritë dhe ka sanksionuar automaticitetin e një sistemi të tillë në traktate që mund të rishikohen vetëm me procedura të jashtëzakonshme. Askush në Bruksel nuk sheh ndonjë probabilitet që “kjo” të ndodhë, kështu që “disku” i Brukselit ka ngecur në përsëritjen e mantrës se “Nuk ka alternativë” (TINA) ndaj një eurointegrimi më të madh dhe më të ngushtë. Kështu, një sistem në fazë ngërço është në rrugë të drejtpërdrejtë përplasjeje me një rebelim në rritje kundër një Euro-Reichstaat dhe kundër pabarazive e fragmentimit social të lindur në një botë të hiperfinanciarizuar. A mund të reformohet Bashkimi Europian? A mund të mbijetojë? Opsionet janë të vështira: në rast se pjesa tjetër e Europës nuk mund t’i mbijetojë “bllokut” të Bundesbankut mbi euron, atëhere zgjidhja e natyrshme do të ishte e ajo që të nxirrej jashtë Gjermania dhe aleatët me sufiçit eksportimesh. Por kush mund ta detyrojë lidershipin gjerman që të heqë dorë nga një përfitim kaq të qartë e të pranishëm? Zëvendësuesi i Mario Draghi në krye të BQE-së rrezikon të jetë një kandidat tjetër i Bundesbankut. Dhe paradigma e një bote të hiperfinanciarizuar, e drejtuar nga krediti fiat, nuk është bvetëm krijesa e Europës. Është i inkorporuar edhe në Shtetet e Bashkuara. Bashkimi Europian ecën në të njëjtin hap me të dhe përfituesit e tij synojnë që të mundin të gjithë ata që e kërcënojnë.

Megjithatë, rebelimi nuk do të zhduket thjesht. Perceptimi i thellë i pabarazive në rritje është i barabartë vetëm me frikërat popullore mbi shpërbërjen e “rrjeteve të sigurisë” të dhe nga pasiguria për të jetuar përjetësisht në margjinat e zhdukjes ekonomike. Mostoleranca zyrtare e Bashkimit Europian nuk bën gjë tjetër veçse e ashpërson polarizon dhe e rrit zemërimin. Brexit shikohet nga disa si një “rast limit” i çrregullimeve të Bashkimit Europian, që thjesht pasqyron ishullaritetin britanik dhe mund të injorohet. Por gabohen. Është një episod dredharak i asaj që do të jetë një “luftë e gjatë”. Kapitujt e ardhshëm janë tashmë të qartë: Jelekverdhët në Francë, Lega në Itali, AfD-ja në Gjermani, zgjedhjet e Parlamentit Europian, Grupi i Vishegradit, Vox-i në Spanjë, etc. etc. Brexit është thjesht kanarina në minierë, që paralajmëron një rrezik të afërt. Kundërrevolucionarët, si ato në Britaninë e Madhe, janë të vendosur që t’i shkatërrojnë të gjitha rebelimet: do të jetë një betejë shumë e ashpër./Strategic Culture

 

 

burimi: /bota

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne