Perballe inkuizicionit katolik: imam Krasniqi deklarohet i pafajshem

Ka nisur gjyqi inkuizitor i regjimit laik-katolik te Prishines kunder imamShefqet Krasniqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Imam Shefqet Krasniqi ka qendruar si burre para togave islamofobike kosovare dhe nuk e ka pranuar fajësinë për tri veprat që akuzohet.
Sot kur pritej të dëshmonte Minire Heta dhe Nasere Ademi asnjëra nuk është e pranishme.

Që të dyja, sipas gjykatësit Beqir Kalludra, nuk kanë pasur qasje në telefon dhe se, sipas tij, ende nuk e dimë a i kanë marrë ftesat me postë për të dëshmuar gjatë kësaj seance.
I pranishëm është vetëm një dëshmitar tjetër.

Krasniqi akuzohet për nxitje të urrejtjes, shmangie të tatimit me çka ka kryer vepër penale. Kuptohet qe akuzat kunder hoxhe Shefqetit duken qesharake duke patur parasysh deklaratat qe priftat katolike bejne kunder kosovareve muslimane.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Shefqet Krasniqi, në cilësinë e imamit të xhamisë së madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, në vazhdimësi dhe me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun, përmes paraqitjeve të tij të drejtpërdrejta para publikut përmes ligjëratave të ndryshme, si dhe duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mjetet tjera të informimit, përmes gjuhës së vrazhdë dhe interpretimit të ajeteve kuranore jashtë kontekstit kohor dhe frymës parimore islame, ka shtyrë të tjerët ta marrin rrugën drejt zonës së konfliktit në Siri dhe Irak e më pas të kryejnë akte terroriste, si dhe ka cilësuar disa grupe fetare si armiq të myslimanëve-sunit, duke nxitur dhe përhapur urrejtje, përçarje dhe mosdurim ndaj grupeve tjera fetare, të cilat jetojnë edhe në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, i pandehuri i lartcekur si tatimpagues dhe pronar i biznesit NT “Portat”, ka fshehur dhe shmangur tatimin, me dashje ka dhënë tё dhëna tё pasakta, si dhe nuk i deklaruar tё dhënat tjera relevante lidhur me obligimet tatimore, duke iu shmangur obligimeve tatimore në vlerë tё përgjithshme prej 20,208.57 €.Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

Akuzat kunder hoxhe Shefqetit jane qesharake. Ato duket qartesisht qe synojne te poshterojne nje klerik islam per ti bere qejfin regjimit anti-musliman te Kosoves. Gjyqi kunder mulla Shefqetit duke si nje inkuizicion katolik.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne