Bota

Përballë syve të OKB, komandanti i ushtrisë së Mianmarit mbron masakruesit e myslimanëve

Komandanti i ushtrisë së Mianmarit mbrojti politikat e shtypjes dhe masakrimit të myslimanëve rohingia në provincën Rokhin nga ushtarakët e Mianmarit.

Min Ung Heliang, komandant i ushtrisë së Mianmarit, gjatë një tubimi në kryeqytetin e vendit, mbrojti veprimet e ushtarakëve të Mianmarit në masakrimin, përdhunimin, dëbimin masiv dhe djegien e shtëpive të myslimanëve rohingia dhe deklaroi se popullsia e kësaj province janë emigrantë bangladeshas dhe nuk konsiderohen si shtetas të Mianmarit. Sipas të dhënave të OKB, që nga tetori i vitit të kaluar, mbi 75 mijë myslimanë të Mianmarit janë dëbuar nga ushtria e këtij vendi dhe kanë shkuar në Bangladesh. Deklarata e komandantit të ushtrisë së Mianmarit dëshmon se pretendimi i qeverisë së këtij vendi për ndaljen e operacionit të ushtrisë në provincën Rokhin ka qenë vetëm një taktikë për të devijuar opinionin publik dhe organizatat ndërkombëtare. Mbrojtja që ky ushtarak i lartë i Mianmarit i bën shtypjes dhe masakrimit të myslimanëve mund të konsiderohet si një dritë e gjelbër për ekstremistët budistë për të vazhduar aktet e dhunshme dhe masakrat kundër myslimanëve. Disa ditë më parë, Këshilli i OKB për të Drejtat e Njeriut miratoi dërgimin në Mianmar të një komiteti hetimor për të hetuar në lidhje me akuzat për masakra, përdhunime dhe tortura kundër myslimanëve Rohingia në provincën Rokhin të Mianmarit. Hetin Lin, përfaqësuesi i Mianmarit në OKB e cilësoi të papranueshëm këtë vendim dhe deklaroi se një komision kombëtar i Mianmarit ka shkuar në Bangladesh për të biseduar me viktimat e abuzimeve dhe rezultatet e këtij hetimi do të publikohen në muajin gusht. Megjithë protestat e përfaqësuesit të Mianmarit, Këshilli i OKB për të Drejtat e Njeriut miratoi një rezolutë që u përkrah nga SHBA dhe BE dhe nga disa vende të tjera sipas të cilës ky Këshill do të dërgojë një komitet hetimor në Mianmar për tu njohur më afër me masakrat, përdhunimet dhe torturat që janë ushtruar ndaj myslimanëve Rohingian në provincën Rokhin dhe më pas do të paraqesë një raport pranë Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut.

Dhuna masive kundër pakicës myslimane Rohingia në Mianmar ka filluar nga viti 2012 dhe deri më tani janë vrarë mijëra pjesëtarë të këtij komuniteti. Dhunuesit budistë të cilët ushtrojnë dhunë ndaj pakicës së pambrojtur myslimane Rohingia, përpos që kanë vrarë një numër të madh të besimtarëve myslimanë të këtij komuniteti, ata kanë detyruar shpërnguljen e një pjese tjetër nga shtëpitë e tyre, të cilët janë detyruar të migrojnë kryesisht në Tajlandë dhe Malajzi. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) e cila si mision kryesor të saj ka vendosjen e paqes në mbarë botën, jo rrallë herë ka rrëshqitur nga parimet e saj dhe ka heshtur përballë situatës tragjike të popullsisë myslimane në Mianmar. Përveç mohimit të shtetësisë, Mianmari u mohon myslimanëve edhe lirinë e udhëtimit dhe qasjes në arsim, kulturë dhe shkencë dhe vazhdimisht ndiqen sistematikisht nga ana e shumicës budiste. Rohingiat nuk janë të njohur në mesin e 134 etnive zyrtare në Mianmar, sepse autoritetet shtetërore të këtij shteti i shohin ata si emigrantë të paligjshëm nga Bangladeshi fqinj. Ata nuk kanë të drejt mbi tokën, i nënshtrohen punëve të detyruara dhe janë shumë të kufizuar në lëvizje. Myslimanët rohingia nuk kanë asnjë burim të të ardhurave dhe e vetmja gjë që mundëson mbijetesën e tyre është ndihma që ofron Programi Botëror i Ushqimit. Pra, me një fjalë, komuniteti Rohingia është minoriteti më i persekutuar në botë./ PT

OPINIONE

INTERVISTA