Përballja Rama-Meta-Basha, deklaratat e forta të tre liderëve politikë

Mbrëmja e sotme ishte një përballje televizive mes tre krerëve të partive kryesore në vend, Kryeministri Edi Rama i PS-së, Kreu i Kuvendit Ilir Meta i LSI-së dhe Kreu i opozitës Lulzim Basha i PD-së.

Të tre këta ishin sot, në një transmetim të drejtpërdrejtë por edhe në të njëjtën fashë orari, në  tre prej emisioneve më të rëndësishme politike: Rama te “Të paekspozuarit” e Ylli Rakipit, Meta tek “Arena” e Dritan Hilës, Basha te “Opinion” i Blendi Fevziut”.

Secili prej tyre kanë bërë një debat të ashpër në distancë, televizionet natyrisht për audiencë ndërsa politikanët “luftë” për të bindur publikun se cili ka të drejtë.

Sot u diskutua për disa nga çështjet më të rëndësishme, të cilat kanë tensionuar së tepërmi situatën politike në vend si: çadra e opozitës, Vettingu, zgjedhjet, kanabisi…

KANABISI

“Ju jeni të dehur pa pirë asnjë pikë, me të vërtetat e fabrikuara. Kanabisi ka qenë problem real shumë i madh, çdo komunikatë policie ishte sekrete. Lufta kundër kanabisit ka filluar në vitin 2013, ne do ta çrrënjosim”,- u shpreh Rama duke folur për kanabisin.”, deklaroi Rama tek “Të paekspozuarit”.

“Vetting vetting është më shumë pjesë e një retorike elektorale, se nuk na ka penguar as vetting as kjo reformë për të luftuar më fortë krimin e organizuar dhe kanabisin”, shprehet Meta tek “Arena”.

“Ramës i mbetet të vendosë për takimin. Nuk jam i gatshëm që të bëhem pjesë e monologeve sa për të bërë foto. Më shumë se qytetarët vendimin për qveverinë teknike e ka marrë vetë Rama që ka përcaktuar qeverinë teknike sit ë vetmen zgjidhje për drogës”, u shpreh Basha tek “Opinion”.

Kemi problemin e dekriminalizimit, apo probleme të tjera shqetësuese të kanabisit dhe drogës që nuk është vetëm çështje e përfolur por reale, shumë çështje që mund të ndotin, prekin situatën zgjedhore dhe parazgjedhore që gjithçka të moderohet në mënyrë sa më konstruktive.”, shtoi Meta tek “Arena”.

ZGJEDHJET

Meta: “Zgjedhje të lira dhe të ndershme është kryesore. Të gjithë do të kenë përgjegjësi. Ky është një vendim që do të merret në vijim. LSI e ka bërë të qartë vijimin e koalicionit por pret një përgjegjshmëri më të lartë ka lidershipi i kësaj partie”.

Basha: Në Kavajë nuk do të ketë zgjedhje! Themeli i bashkëjetesës demokratike është vota e lirë, nëse dhunohet vota e lirë nuk kanë rëndësi as afatet as dekretet as data. Zgjedhjet do pengohen me të gjitha format dhe mënyrat demokratike paqësore dhe evropiane.

Meta: Duhet të bëhen përpjekjet që zgjedhjet të bëhen në 18 qershor. Por më  e rëndësishme se data është që zgjedhjet të jenë të gjithëpranuara dhe me standarde sa më të mira. Për këtë duhet dialogu dhe një marrëveshje’.

Basha: “Në gjykimin tim ka shumë pak kohë për tu përmbushur parametrat që ka shtruar Partia Demokratike. Sa më shumë të rri në zyrë Rama aq më shumë do shtyhen zgjedhjet. Në momentin e parë që përmbysjen objektivat e ngritur nga PD në lidhje me dekriminalizimin, luftën kundër drogës dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do ketë zgjedhje. Data 18 qershor është gati e pamundur.”- shprehet ai.

ÇADRA

Rama: Ilir Meta po bën një përpjekje siç është në natyrën e tij, siç është në filozofinë e tij, siç është në linjën e tij për të stimuluar zgjidhjen e krizës siç e mendon ai, për mua e mendon gabim por është në të drejtën e tij ta bëjë. Për mua ka një gabim Meta, që synon ta stimuloje zgjidhjen e krizës, duke i dhënë oksigjen çadrës, duke thënë se ‘nuk hy as unë në zgjedhje si Luli dhe Saliu’. Mbasi ata kanë hapur çadrën dhe shpresojnë që të hyjë dhe LSI, por s’ka mundësi.

Meta: Opozita duket se nuk ka çfarë të humbasë dhe duhet patur kujdes nga dikush që s’ka çfarë të humbasë sepse nga dëshpërimi mund të bëjë veprime që mund të rrezikojnë në tërë, është detyrë e mazhorancës për të marë veprime për zgjedhje transparente, pa opozitën nuk ka.

KOALICONI

Meta: Ky është një vendim që do merret në vijim. LSI e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për të vijuar koalicionin e saj me PS, natyrisht nëse ajo e dëhsiron këtë gjë, por pret një frymë më të përgjegjshme për garantimin e një fryme bashkëpunuese me opozitën për zgjedhje. Midis të majtës dhe të djathtës, LSI zgjedh të majtën, por midis një procesi të lirë dhe të ndershëm dhe një farse, zgjedhjet e lira, midis diktaturës dhe demokracisë, zgjedh demokracinë.

QEVERI BESIMI

Rama:  Nuk kam arsye ta kërkoj, edhe Ilir Meta ka thënë qeveri besimi nuk ka thënë që s’ka besim tek unë. Por nëse ai nuk ka, të paraqesë mocion mosbesimi

Basha i pyetur për qeverinë e besimit: Ne e kemi zgjedhur rrugën tonë në interes të opinionit publik.

MINISTRI I BRENDSHËM

META

Që pas shkarkimit të ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, në media është përfolur se si shkëmbim nga Ilir Meta i është kërkuar kryeministrit Edi Rama “koka” e Saimir Tahirit, pra shkarkimi i tij.

Hila: Shkarkimi i Tahirit, a e keni kërkuar ju?

Meta: Nuk kam asnjë dijeni për këtë çështje por një gjë mund ta them me bindje të plotë pavarësisht ç’është thënë në portale, nuk ka lidhje me ndonjë kërkesë të LSi. LSI nuk ka bërë asnjë kërkesë për shkarkimin e asnjë ministri. Vërejtje kemi edhe për ministrat e LSI, kemi bërë zëvendësime, por i takon kryeministri të vendosë për minsitra, sidomos për ata të PS-së.

BASHA

I ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, kreu i opozitës Lulzim Basha sqaron deklaratën e tij të disa ditëve më parë, se nuk do ta linte ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, të futej në zyrë.

Basha: “Fatmir Xhafa në zyrë është në vetvete në kuptimin makiavelist të fjalës përligjja më e qartë e argumenteve tona. Të marrësh një njeri që ka fshehur faktin që ka qenë hetues i degës politikë në kohën e komunizmit, sipas dëshmive që janë shfaqur, ka torturuar djem dhe vajzë krutane sepse kishin pirë raki në ditën kur vdiq diktatori. Edhe në ligjin e diktaturën, torturimet e paligjshme.

E dyta, dihet botërisht fakti sesi si ministër i drejtësisë ai ka lehtësuar në mënyrë të jashtëligjshme çështjen e vëllait të tij, numri dy i një grupi ndërkombëtar të trafikut të kokainës, i gjykuar në Itali dhe Venezuelë. Ky njeri i jepet sot opozitës si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, deklaron Basha. (D.D/Shuplaka)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne