Bota

Përballje e rrezikshme në Ngushticën e Hormuzit

Përballë kërcënimit të Iranit se do të mbyllë Ngushticën e Hormuzit në qoftë se zbatohet embargoja ndaj eksportit të naftës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë mesazhin se janë të gatshme për të përdorur forcë ushtarake për të ruajtur tregtinë e naftës në këtë rajon.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), Bill Urban në lidhje me deklaratën e komandantit të Gardës Revolucionare të Iranit, Ismail Kevseri se do ta mbyllë Ngushticën e Hormuzit në qoftë se pengohet tregtia e naftës së Iranit, tha se pengimi i lundrimit të anijeve cisternë të naftës në ujërat ndërkombëtare është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

“Forcat Detare të ShBA-së dhe të aleatëve në rajon janë të gatshme për të mbrojtur lirinë e lundrimit në çdo vend ku ligji ndërkombëtar lejon tregtinë e lirë”, deklaroi zëdhënësi Urban./ trt

OPINIONE