Përditësim 16 maj: 17 të infektuar të rinj, shkon në 933 totali i të prekurve

17 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 933.

77 përqind e të infektuarve ose 718 prej tyre janë shëruar.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar në Durrës, Krujë, Tiranë.

Në 24 orët të fundit janë testuar 219 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar 11,458 persona, prej të cilëve janë:

– 933 të infektuar,

– 31 viktima;

– 718 të shëruar,

– 189 të infektuar aktivë;

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 19 pacientë, ku vetëm 4 janë në terapi intensive.

Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 16 maj është:

– Tiranë, 77 pacientë aktivë,

– Krujë, 46 pacientë aktivë,

– Shkodër, 16 pacientë aktivë,

– Kamëz, 12 pacientë aktivë,

– Durrës, 9 pacient aktiv,

– Berat, 10 pacientë aktivë,

– Fier, 5 pacientë aktivë,

– Elbasan, 2 pacientë aktivë,

– Mirditë, 1 pacient aktiv,

– Korçë, 1 pacient aktiv./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne