Perëndimi i mbyll dyert, Rama shkon në Lindje

Politikani Tritan Shehu ka komentuar sot vizitën e Kryeministrit Rama në Arabinë Saudite. Politikani thotë se pasi Perëndimi i ka mbyllur dyert kryeministrit Rama, ai tani po afrohet gjithnjë e më shumë me Lindjen. Kjo u dëshmua edhe me vizitën e djeshme në Arabinë Saudite, drejtuesit e të cilit shpesh herë akuzohen se abuzojnë me të drejtat e njeriut, ku rasti i fundit ishte vrasja e tmerrshme që ju bë nga ana e autoriteteve gazetarit të njohur Khashoggi brenda konsullatës saudite në Stamboll.

Statusi i Tritan Shehut në Facebook:

“Mbasi Perendimi i ka “mbyllur dyert”, Rama po shkon gjithmone dhe me ne Lindje.
Sot, si zakonisht kur duhet te perballet me protestat e qytetareve, udheton drejt Lindjes, kete here ne Arabi Saudite.
Pa dashur te ndery per motivet e kesaj vizite “te cuditeshme”, desheroj vetem qe ai te beje publike disa elemente te saj:
-A pyeti aty se cfare po ndodh me ceshtjen e gazetarit Khashoggi te vrare?!
-Po me princin trashegimtar, qe akuzohet per ate vrasje, u perqafua me dashuri aty?!”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne