Perëndimorët kanë hequr dorë nga kërkesa për largimin e Bashar Asadit

Britania dhe aleatët e saj perëndimorë kanë braktisur kërkesën e tyre për largimin e Bashar Asadit nga presidenca siriane dhe madje mund të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve ku ai mund të marrë pjesë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, gazeta britanike Times njoftoi se në ditët e fundit, udhëheqësit e opozitës siriane në Riad kanë thënë se nuk kanë zgjidhje tjetër, përveçse ta pranojnë Asadin në pushtet. Sekretari i Jashtëm britanik Boris Johnson në një intervistë me mediat e konfirmoi këtë ndryshim në politikën perëndimore. Ai tha: “Ne kemi thënë një parakusht që Asad duhet të shkojë. Tani themi se ai duhet të shkojë, por si pjesë e një procesi tranzicioni. Ai gjithmonë do të jetë i lirë të marrë pjesë në zgjedhje demokratike”. Diplomatët thonë se kjo do të thotë të pranosh një ndryshim gradual, një ndryshim që zhvillimet në terren ia kanë imponuar Perëndimit dhe opozitës siriane. Aleatët britanikë dhe avokatët rajonalë të opozitës siriane gjithashtu bien dakord me këtë pozicion të ri. Sipas Times, ky është një ndryshim i madh në politikat e Perëndimit ndaj luftës në Siria. Ky është një ilaç i hidhur për qeverinë britanike, e cila ka mbajtur një qëndrim tepër të ashpër ndaj Asadit që nga mesi i vitit 2011. Kritikët kanë thënë në mënyrë të përsëritur se Perëndimi duke kundërshtuar rolin e Asadit në negociata dhe duke shpresuar shumë te kryengritësit, u bë shkak për forcimin e pozitës së presidentit sirian dhe që Irani dhe Rusia të forcojnë pozitat e tyre në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne