Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në OKB kritikon Këshillin e Sigurimit

Përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në OKB, ambasadori Feridun Sinirlioglu kritikoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së për mosmbajtjen e përgjegjësive në vendosjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë panelit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me temë mbrojtjen e civilëve gjatë luftimeve të armatosura, ambasadori Sinirlioglu tha se civilët janë më të ndikuar nga luftimet dhe se gjatë vitit të kaluar në 6 vendet të botës ku u jetuan luftimet kanë humbur jetën 26 mijë persona.

Sinirlioglu duke e vënë në dukje se Këshilli i Sigurimit të OKB-së është shumë larg nga përmbushja e pritshmërive në lidhje me çështjet më kritike posaçërisht në ato të Sirisë dhe Palestinës, tha: “Ajo që ne kemi dëshmuar në këto dy rajone të botës është injoranca e të gjitha vlerave që sistemi i OKB-së ka përpjekur të mbrojë për më shumë se 70 vjet dhe është një shkelje e qartë e parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Marrja në objektiv të civilëve nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë. Ne duhet të veprojmë me vendosmëri për t’i dhënë fund mosndëshkimit dhe për të krijuar mekanizma të vërtetë llogaridhënës”.

“Vlerësohet se më shumë se 65 milionë njerëz në mbarë botën detyrohen të largohen nga shtëpitë dhe vendet e tyre dhe se 22.5 milionë janë në pozitën e refugjatëve”, bëri të ditur ambasadori Sinirligolu, ndërsa shtoi se si pasojë e luftimeve në botë çdo minutë zhvendosen nga shtëpitë e tyre 20 persona.

Ai bëri të ditur se mënyra më efikase për ti mbrojtur civilët është parandalimi i luftimeve, ndërsa në lidhje me luftën kundër terrorit Sinirlioglu e bëri këtë vlerësim: “Disa anëtarë të shoqërisë ndërkombëtare nuk janë duke i përmbushur zotimet e tyre përballë kërcënimeve të terrorit. Ne duhet të kërkojmë mënyra të ndryshme për të zhvilluar dhe koordinuar luftën tonë të përbashkët kundër çdo kërcënimi. Besojmë se të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe shoqëritë civile duhet të qëndrojnë larg çdo marrëveshjeje me organizatat terroriste, përfshirë edhe ato të ashtuquajtura ‘zotime’.

“Detyrimi real i shteteve është mbrojtja e civilëve, por në rast se shtetet dështojnë në këtë drejtim, atëherë shoqëria ndërkombëtare është përgjegjëse për të ndihmuar në mbrojtjen e tyre”, tha ambasadori Sinirlioglu për të shtuar se Turqia do të vazhdojë të shtrijë dorën e ndihmës Sirisë, e cila jeton njërën prej krizave më dramatike dhe më të gjatë në histori.

Sinirlioglu bëri të ditur se Turqia si fqinje është duke e ndjerë thellë efektin e tragjedisë që po jetohet në Siri, ndërsa vijoi duke thënë se Turqia është njëra prej vendeve që mirëpret më së shumti refugjatë në botë dhe se edhe shoqëria ndërkombëtare duhet ta ndajë këtë përgjegjësi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne