Përfshihet nga flakët një resort në Velipojë, shkaku: bombul gazi

Një resort është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Velipojë. Turistët ishin në gjumë në momentin e shpërthimit. Forcat e zjarrfikëses janë nisur menjëherë në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur në kompleksin “Fishta”, në Velipojë.

Flakët kanë përfshirë një resort turistik dhe si shkak kryesor mendohet të jetë shpërthimi i një bombole gazi.

Në pamjet tmerruese të siguruara nga JOQ.al duket se si një prej të plagosurve është i shtrirë në tokë, ndërkohë që dyshohet edhe për viktima.

Nga raportimet e deri-tanishme, bilanci i të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, është rënduar duke çuar në 20 numrin e tyre.

4 prej tyre dyshohet të jenë në gjendje të rëndë, dhe janë dërguar në spital të asfiksuar nga tymi i madh pas flakëve në restorantin e kompleksit Fishta në Velipojë.

Duke qenë se zjarri ka rënë në një restorant, dyshohet që brenda të ketë ende persona të tjerë, të cilët ndoshta janë asfiksuar. Deri më tani dy prej të plagosurve janë dërguar me urgjencë në spital.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne