Përfshihet nga flakët shtëpia në Lezhë, asfiksohet e moshuara

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Balldren të Lezhës, ku për pasojë një e moshuar është asfiksuar nga tymi.

Shkak është bërë një bombol gazi që ndodhej në magazinën ngjitur me banesën që përdorej për gatim.

Forcat zjarrfikëse menjëherë kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve të zjarrit e cila po përhapej me shpejtësi nga era e madhe.

E lënduara është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës dhe ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne