Përfshihet nga flakët sipërfaqja pyjore në Lezhë, terreni e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëseve

Një sipërfaqe me pemë është përfshirë nga flakët në fshatin Prull, të Lezhës.

Mësohet se flakët janë konstatuar në orët e drekës dhe të favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi.

Për shkak te terrenit është e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve, ndërsa aktualisht për shuarjen e flakëve janë duke punuar vetëm punonjësit e shërbimit pyjor, të cilet po ndërhynë me mjete rrethanore./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne