Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë urgjencën e spitalit të Durrësit, për shkaqe që ende nuk dihen.
Situata ka shkaktuar panik, ndërkohë që stafi po përpiqet të transportojë pacientët e shtruar në urgjencë.
Zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur dhe po punohet për vënien e situatës në kontroll.
Pas ngjarjes, spitali i Durrësit ka dalë me reagimin e parë, duke sqaruar se shkak ishte një shkëndijë elektrike dhe se nuk ka pasur të dëmtuar.
Lidhur me tymin në urgjencën e Spitalit të Durrësit, Drejtoria e këtij Spitali sqaron:
Në urgjencën e spitalit të Durrësit gjatë mesditës së sotme ka ndodhur një shkëndijë elektrike, e cila ka shkaktuar tym në ambientet e urgjencës, por fatmirësisht pa pasoja.
Nuk ka asnjë të lënduar dhe 7 pacientët që po merrnin shërbim në Pavionin e Urgjencës janë transferuar në ambiente të tjera.
Situata aktualisht është e qetë dhe është kryer ventilimi i ambienteve të spitalit, për të vijuar punën normalisht./tpz