Përfundimi i takimit të Ligës Arabe mbi Kudsin

Takimi i Ligës arabe kushtuar vendimit të presidentit amerikan për njohjen zyrtare të Kudsit si kryeqytet të regjimit sionist, përfundoi me dënimin e këtij vendimi në një kohë kur përfaqësuesi i Arabisë Saudite ka mbajtur qëndrim pasiv lidhur me vendimin e presidentit amerikan.

Në përfundim të takimit të ligës Arabe është dënuar vendimi i presidentit Donald Trump për njohjen zyrtare të Kudsit si kryeqytet të regjimit sionist dhe thuhet se ky vendim i presidentit amerikan përhap dhunën në rajon dhe shkel rezolutat ndërkombëtare. Në deklaratën e së shtunës Liga arabe, duke dënuar masën e presidentit amerikan Donald Trump për të konsideruar Jerusalemin si kryeqytetin e regjimit sionist thuhet: “Ky është një vendim që nxit dhunën në rajon dhe shkel hapur rezolutat ndërkombëtare”. Ministrat e Jashtëm të Ligës arabe gjithashtu i kërkuan Trump që të anulojë vendimin e tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e regjimit sionist. Në fillim të takimit, Ahmed Aboul Gheit, sekretari i përgjithshëm i Ligës arabe, dënoi vendimin e Trump për të legjitimuar pushtimin e Palestinës nga regjimi sionist dhe theksoi se liga nuk duhet të qëndrojë e heshtur kundër këtij vendimi. Në takim, përveç ministrit të Jashtëm të Arabisë Saudite, Adel al-Jubair, i cili mori një qëndrim pasiv mbi vendimin e fundit të presidentit amerikan mbi Kuds, ministrat e jashtëm të vendeve arabe morën një qëndrim të vendosur kundër lëvizjes së fundit të Trump. Adel al-Jubair, në këtë takim pa dënuar këtë veprim të Trump, vetëm sa i kërkoi Uashingtonit të tërhiqte vendimin e tij mbi Kudsin. Ky qëndrim pasiv i ministrit të jashtëm saudit, u mbajt ndërsa delegatët tjerë arabë të Ligës Arabe në takim morën një qëndrim të vendosur kundër lëvizjes së fundit nga Trump. Ministri i Jashtëm i Libanit, Xhibran Basili, dënoi veprimin e presidentit amerikan kundër Jerusalemit dhe u kërkoi vendeve arabe të bojkotonin dhe sanksiononin Uashingtonin. Ministri i Jashtëm i Irakut Ibrahim al-Xhaafari u bëri thirrje gjithashtu Ministrave të Jashtëm të Ministrisë së Jashtme të Ligës Arabe që të dënojnë “luftën militante” të Trump dhe theksoi se vendet arabe duhet të shfrytëzojnë më së miri të gjitha mundësitë e tyre për të përballuar pasojat e veprimeve të SHBA ndaj Kudsit. Ministri i jashtëm i Sudanit, Ibrahim Gandour, gjithashtu deklaroi kundërshtimin e tij të vendosur ndaj veprimeve të SHBA kundër Jerusalemit dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve islamike që të kundërshtojnë këtë lëvizje të Donald Trump. Ministri i Jashtëm tunizian Khamis al-Jaynaui u bëri thirrje vendeve arabe që të punojnë së bashku për të konsoliduar të drejtat e tyre lidhur me Kudsin. Ministri i Jashtëm i Algjerisë, Abdul Kaher Masahal gjithashtu theksoi nevojën për t’u përballur me veprimet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Donald Trump të mërkurën se pavarësisht kundërshtimeve të hapura rajonale dhe globale, tha se Shtetet e Bashkuara e njohin Jerusalemin si kryeqytetin e regjimit sionist. Trump gjithashtu i bëri thirrje Departamentit të Shtetit në SHBA për të siguruar masat e nevojshme për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem. Në Jerusalem ndodhet xhamia al Aksa që është kibla e parë e myslimanëve. Ky qytet është pjesë e pandarë e Palestinës dhe një nga vendet më të rëndësishme të shenjta islame. Ky qytet i shenjtë ka një vend të veçantë për myslimanët. Shumë vende dhe organizata ndërkombëtare kanë dënuar deri tani veprimin e Trump. Jerusalemi është pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne