Përfundoi misioni i shtatë patrullues tokësori i njësive ushtarake turke dhe ruse

Patrullimi i shtatë i përbashkët tokësor i elementeve ushtarake turke dhe ruse u realizua në lindje të Eufratit.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, veprimtaritë patrulluese në rajonin Kamëshllë-Derik veri të Sirisë vazhdojnë në përputhje me marrëveshjen e arritur me Rusinë (në 22 tetor 2019 në Soçi).

Patrullimi i shtatë tokësorë u realizua me pjesëmarrjen e 4 autoblindave (8 gjithsej) dhe dronëve të secilës palë.

Këto veprimtari të mbështetura nga ajri edhe me helikopterë u zhvilluan në një itinerar 26 kilometra të gjatë në 10 kilometra thellësi të tokave siriane./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne