Përfundon greva e urisë së të burgosurve palestinezë

Pas 20 orë negociatash dhe bisedimesh, sot në mëngjes është pezulluar greva e urisë së të burgosurve palestinezë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Palestine Today sipas të cilës sot me nisjen e muajin të bekuar të Ramazanit ka përfunduar greva 40 ditëshe e të burgosurve palestinezë. Isa Garga kreu i të zyrës për të burgosurit palestinezë tha se Marvan Bargushi pas 20 orë bisedimesh me krerët e burgut Asgalan kanë arritur në një marrëveshje dhe në këtë mënyrë greva ka përfunduar. Vlen të theksohet se prej 17 prillit të këtij viti, 1600 të burgosur palestinezë janë futur në grevë urie për të përfituar të drejtat e njohura ndërkombëtarisht, mirëpo regjimi sionist nuk i ka kushtuar rëndësi kësaj greve e cila ka përkeqësuar shumë gjendjen e të burgosurve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne