Përfundon mbledhja e ambasadorëve në BE/ Franca dhe Holanda kundër hapjes së negociatave, Danimarka ‘ndryshon’ qëndrim

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e ambasadorëve në BE, ku është disktuar në lidhje me çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për FaxNews gazetarja Erisa Zykaj, ka komentuar qëndrimin e Bashkimit Europian në lidhje me këtë çështje.

Në fjalën e saj Zykaj tha se presidenti Emmanuel Marcon, është shprehur kundër hapjes së negociatave. Franca është kundër zgjerimit, pasi duhen të bëhen reforma të brendshme në qeveri.

Sipas gazetrares, Franca kërkon një punë konkrete në reformën në drejtësi dhe në çdo element të shtetit ligjor.

Ndërkohë ambasadori holandez ka shprehur që Holanda ka të qartë, ka një qëndrim skeptikë, nëse janë përmbushur vërtetë ato që janë kërkuar.

Për të ndodhur hapja e negociatave duhet uninamitet i 28 vendeve anëtare të BE-së.

Gazetrja tha se vetëm Danimarka ka bërë një hap pas, që ndoshta Shqipëria dhe Maqedonia mund ta mertiojnë çeljen negociatave.

Një ndër elemtnetët që është përgëzuar dhe përshëndetur nga ambasadorët është arritja mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.

Në fjalën e saj ajo tha se në datën 26 qershor do të jepet vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoni.

Zykja tha se duhet të presim raportin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave, nëse në datën 26 do të ketë ndryshim të teksit.

“Vendet skpetike si Franca, Gjermania, Holanda, nuk e kanë fshehur qëndrimin e tyre , pasi nuk janë parë ende frytet e reformës në drejtësi, krimi i organizuar nuk është luftuar siç duhet, ose arrestimi i figurave të larta ‘peshqit e mëdhenjë’, nuk ka nodhur. E njeta gjë është edhe për Maqedoninë”, tha ajo

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne