Përfundon në burg administratori i ‘Spitalit Gjerman’ në Tiranë

“Arrest me burg” është vendimi që Gjykata e Apelit ka dhënë për Lefter Sulkajn, administratorin e Spitalit Gjerman, i cili akuzohet se ka kryer mashtrim në vlerën 2 milionë euro.

Me 27 korrik gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa prokuroria kishte apeluar vendimin.

Ndërkohë mësohet se Lefter Sulkaj ka thyer masën e sigurisë dhe ai është ndaluar nga policia më datën 6 gusht.

Sakaq ai ka dalë sërish përpara gjykatës më datë 17 gusht, ku ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest me burg.

Sulkaj akuzohet se ka mashtruar shumë qytetarë si dhe të katër bankave të nivelit të dytë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne