Shqiperia

Përfundon në ditën e katërt samiti i BE, arrihet marrëveshja për rimëkëmbjen e ekonomisë

Liderët e BE kanë arritur një marrëveshje për një paketë të madhe për rimëkëmbjen e ekonomisë pas keizës së koronavirusit. Marrëveshja u arrit në natën e katërt të bisedimeve.

Blloku prej 27 shtetesh të BE ofron 750 miliard euro në grante dhe kredi për të rimëkëmbur ekonominë që është futur në krizë të thellë nga pandemia.

Kryetari i Samitit Charles Michel tha që ishte një “moment i rëndësishëm” për Evropën.

Bisedimet që filluan të Premten panë një ndarje midis vendeve më të goditura nga shpërthimi dhe anëtarëve të tjerë që shqetësoheshin për kostot.

Marrëveshja përqendrohet në një program prej 390 miliard dollarësh për shtetet anëtare të goditura më rëndë nga pandemia.

Samiti, i cili filloi në Bruksel të Premten në mëngjes, pati më shumë se 90 orë bisedime dhe u bë më i gjati i BE-së që nga një takim i vitit 2000 në qytetin francez të Nice, i cili zgjati pesë ditë.

Paketa tani do të përballet me më shumë negociata teknike nga vendet anëtare, dhe ka nevojë për ratifikim nga Parlamenti Evropian./tpz

OPINIONE

INTERVISTA