Përfundon pa incidente protesta e opozitës në tërë vendin

Me himnin kombëtar, është mbyllur paqësisht protesta e PD-së e cila për 1 orë bllokoi lëvizjen e automjeteve në akset kryesore të vendit.

Mbështetës të PD-së nën drejtimin e deputetëve demokratë u vendosën në rrethrrotullimin “Shqiponja”, Kryqëzimi i teknologjikut në Tiranë, rrethrrotullimi i  Plugut, (Lushnje), rrethrrotullimi i Rrugës së Kombit në Milot duke mos lejuar lëvizjen e automjeteve.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se protesta ishte shenjë e vendosmërisë së opozitës për realizimin e kërkesës për qeveri teknike që do të realizojë zgjedhje të lira e të ndershme. Ndërkohë deputeti i PD-së deklaroi se protesta e sotme ishte nisja e përshkallëzimit të protestës së nisur më 18 shkurt para kryeministrisë. Protesta e opozitës nisi në orën 11:00 dhe përfundoi në orën 12:00.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne