Përfundon takimi i Helsinkit

Ministrat e jashtëm të BE në takimin e tyre në Helsinki kanë dalë me një deklaratë ku është theksuar domosdoshmëria e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore dhe forcimi i sigurisë në kalimin e anijeve në Gjirin Persik.

Takimi dyditor i ministrave të jashtëm të BE u mbajt në Helsinki të Finalndës dhe në përfundim të tij Federika Mogherini shefe e poltiikës së jashtme të BE ka mbajtur një konferencë për shtyp. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015, mirëpo blloku evropian është i hapur për ndonjë përparim përtej saj.

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Federica Mogherini, i ka bërë këto komente më 30 gusht në Helsinki gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të bllokut evropian, në të cilin pritet të diskutohet për marrëveshjen bërthamore dhe sigurinë e transportit ujor në Gjirin Persik. “Roli im është të ruaj dhe të zbatoj plotësisht marrëveshjen ekzistuese. Po e them sërish, nëse ka diçka që ne mund të krijojmë, atëherë ajo do të mirëpritej nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Mogherini para gazetarëve.

Mogherini pritet të realizojë më vonë takime me ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, vende të cilat vazhdojnë të jenë zbatuese të këtij dokumenti, që parasheh heqjen e sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit. Kjo marrëveshje është rrezikuar prej kur Shtetet e Bashkuara janë tërhequr një vit më parë nga ky pakt dhe kanë rikthyer të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Teheranit./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne