Përfundon takimi Kotzias- Bushati , ja vendimet që morën

Sot ishte dita e tretë dhe e fundit e bisedimeve që ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kozias zhvilluan në Kretë.

Ata kanë prekur të gjitha temat më të mprehta që ndajnë Tiranën dhe Athinën, ndërsa për disa prej tyre është arritur dakordësia.

Stafet e të dy delegacioneve po hartojnë deklaratën në fund të bisedimeve, ndërsa të dy ministrat po fluturojnë bashkë drejt Athinës.

Takimi ka përfunduar dhe bisedimet ishin në klimë pozitive. Në deklaratën e ministrave do të vihet re dëshira e mirë për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe.

Në dritën e këtyre zhvillimeve, u ra dakord që ministrat të takohen sërish në Shqipëri në vijim, në mënyrë që të vlerësojnë progresin e arritur dhe të vendosin për hapat e mëtejshëm konkret përpara. Bashkëlidhur do të gjeni fotografinë nga takimi i përbashkët i dy ministrave./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne