Përfundon takimi me liderët e partive, Thaçi: Do mandatoj atë që dëshmon se ka shumicën në Kuvend

Takimi mes Presidentit Hashim Thaçi dhe liderëve të partive politike në Kosovë, ka përfunduar një orë pas nisjes. Mbledhja nisi në orën 16:30 në Presidencë ndërsa u diskutua për hapat që do të merren në lidhje me krijimin e qeverisë së re.

Në fjalën e tij, Thaçi ka njoftuar partitë politike se hapat do t’i marrin sipas Kushtetutës dhe se ai do të mandatojë cilën parti apo koalicion që i dëshmon se se ka shumicën në Kuvend për krijimin e insistucioneve të reja.

“Do të marr hapa sipas kushtetutës së Kosovës. Të ndodhur në këtë situatë pas mocionit të votëbesimit. Ju ftoj që të konfirmoni a është në vullnetin e partive që i udhëheqni ë të kemi një qeveri të re apo të shpallen zgjedhjet. Presidenti nuk e shpërbën kuvendin, vetëm vullneti i partive politike i jep drejtim vendit. Do të mandatoj, cilëndo parti apo koalicion që dëshmon se ka shumicën në Kuvend për krijimin e insistucioneve të reja,”- tha presidenti, derisa, ka ftuar partitë politike që të japin votën e tyre.

Vetëvendosja ka kërkuar që të shkohet në zgjehdje të reja, ndërsa PDK, LDK, AAK dhe Nisma e kanë kundërshtuar këtë gjë.

Më herët Thaçi i dërgoi një letër informuese Albin Kurti, se nuk e priste më për t’i dërguar emrin e mandatarit për Kryeministër të ri, do të zhvillojë një takim me liderët e partive.

Takim ndërkaq sot gjatë ditës ka pasur edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Të dy kanë diskutuar për koalicionin e ri, tash kur Këshilli i LDK-së e ka aprovuar një koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne