Përfundon takimi mes Albin Kurtit dhe Mustafës, nuk ka marrëveshje mes palëve

Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa.

Zëdhënësi për mediat pranë LDK-së Besian Mustafa është shprehur se palët kanë rënë dakord për një tjetër takim gjatë ditës së nesërme.

Edhe vetë Isa Mustafa ka thënë se nuk është hidhëruar me Kurtin, ndërsa do të ketë takim edhe nesër. “Nuk jam hidhuruar me Kurtin. Do të ketë takim nesër”, ka deklaruar Mustafa.

Palët sidoqoftë nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me këtë takim të liderëve të dy partive që morën më shumë vota në zgjedhjet e parakohshme./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne