Përfundon udhëtimin aeroplani sekret amerikan

Një nga avionët sekretë të forcave ajrore amerikane, u rikthye në tokë pas një fluturimi 2-vjeçar.
Modeli që përballon edhe fluturimet në hapësirë, i koduar X-37B, u ul në qendrën hapësinore në Florida të martën, ndërsa forcat ajrore kanë planifikuar misione të tjera për këtë model avioni, të cilësuar sekret, transmeton tch.

Modeli X-37B u nis në vitin 2015 nga SHBA, për të bërë një udhëtim 700 ditor në orbitën e Tokës, me qëllime të papublikuara ende.

Avioni i prodhuar nga kompania Boeing, pritet që në të ardhmen, të zhvillojë misione të ngjashme, ndërsa veçoria e tij është se nuk pilotohet nga një aviator në bord.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne