Shqiperia

Përgatitjet për negociatat, Hahn: Do ju duhen burime njerëzore dhe buxhet shtesë

Komisoneri për Zgjerim, Johanes Hahn, paralajmëroi se periudha e fazës përgatitore për hapjen e negociatave do të kërkojë burime njerëzore dhe buxhetore.

Hahn tha se duke nisur nga shtator do të zhvillohen takime në Bruksel, kapitull pas kapitulli, mes palëve ku në fokus do të jetë kapitulli 23 dhe 24. Hahn u shpreh se çdo ministri duhet të ketë një personel të mjaftueshëm dhe me përvojë.

“Po hynë më një fazë të re e cila do të jetë mjaft kërkues për të dyja palët në muajt në vijim, duke nisur mundësisht qysh prej muajit shtator do të zhvillohen takime në Bruksel, kapitull pas kapitulli duke pasur një fokus të fortë tek kapitulli 23 dhe 24.

Do të jetë thelbësore në periudhën që vjen që të caktohen burime të mjaftueshme në personel e buxhetore nga ana juaj që të përballeni në mënyrën më efektive me këtë proces kaq intensiv teknik e të detajuar.

Në çdo ministri të linjës do t’ju duhet një personel i mjaftueshëm me përvojë i cili do të negociojë me ne sepse nuk është diçka që mund t’ia lini vetëm ministrisë së jashtëm apo kryeministrisë. Është e nevojshme që të keni njerëz me përvojë në të gjitha ministrisë sepse do të negocioni jo vetëm me ne por do të negocioni me drejtori të specializuar të Komisonit”, u shpreh Hahn gjatë mbledhjes me qeverinë shqiptare.

OPINIONE