Përgjigja e Zarif ndaj retorikës së Sekretarit të Shtetit të SHBA: “z. Pompeo, çfarë është saktësisht shantazhi?”

Sekretari amerikan i Shtetit në përgjigje të retorikës anti-iraniane të Sekretarit të Shtetit në llogarinë e tij në Twitter, shkroi: “z. Pompeo, çfarë saktësisht është shantazhi?”.

“A është shantazh shkelja e rezolutës (2231)  të Këshillit të Sigurimit dhe ndëshkimi i kujtdo që i bindet asaj,” shkroi të shtunën Muhamed Xhavad Zarif.

Zarif theksoi: “A është shantazh ofrimi i ryshfetit për të vjedhur naftën dhe sanksionimi i atyre që nuk e pranuan këtë ryshfet?” Ministri i Jashtëm iranian gjithashtu tha: “Ndoshta shantazh është kërcënimi i popullit iranian me uri, nëse Irani nuk dorëzohet?” dhe shtoi: “A janë këto shantazhe apo mjete juridike sipas marrëveshjes bërthamore?”  Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, duke iu referuar hapit të tretë në reduktimin e detyrimeve bërthamore të Iranit, në llogarinë e tij në Twitter shkroi: “Fakti që Irani mban një kapacitet të madh të pasurimit të uraniumit tregon një dobësi të madhe të marrëveshjes me Iranin”. Pompeo tha se Britania, Franca dhe Gjermania duhet të ndërmarrin një veprim vendimtar për të parandaluar atë që ai e quajti një shantazh bërthamor i Iranit./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne