Përgjigje ndaj princit Selman i cili tha se ‘ne mund të luftojmë me Iranin për 10-15 vjet’

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Behram Kasimi kritikoi princin Muhamed bin Selman i cili pati thënë se “Me gjasë, ne do të luftojmë Iranin për 10-15 vjet”.

“Ky i papërvojë i cili e ngatërron ëndrrën me realitetin dhe që thur ëndrrat e luftës, ose nuk e di se çfarë është lufta, ose nuk ka lexuar për histori , ose fatkeqësisht, nuk është konsultuar me një person të mençur” – tha zëdhënësi Kasimi.

Fjalët e princit të Saudisë, Kasimi i përshkroi si ‘arrogante dhe të pakuptimta’.

Duke folur për Wall Street Journal në kuadër të kontakteve amerikane, princi i Saudisë, Muhamed bin Selman pati thënë: “Ne duhet t’a bëjmë këtë për të shmangur konfliktet ushtarake me Iranin dhe nëse nuk e arrijmë këtë, me gjasë do të luftojmë Iranin për 10-15 vjet.”

Burimi : Sputnik News/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne