Pergjigje Olivia Griffiths, Fondacionit Konrad Adenauer dhe Anila Bashes mbi NATO-n

Ne kunder pergjigje ndaj histerise qe ka perhapur Anila Basha me portalin Newsbomb mbi nje shkrim britanik kunder lirise se mendimit ne Shqiperi, Dr. Olsi Jazexhi ka bere nje prononcim ku i pergjigjet Olivia Griffiths, Fondacionit Konrad Adenauer dhe Anila Bashes mbi NATO-n.

Dr. Olsi Jazexhi denoncon histerine pro-NATO-iste qe mediat shqiptare kane hapur ne date 19 qershor 2019 kunder kritikeve te NATO-s. Ai komenton lajmet e mediave dhe me pas tregon pse NATO eshte nje organizate e rrezikshme e cila kercenon sigurine e shqiptareve dhe te Evropes. Ai tregon qe rezistenca kunder NATO-s dhe deshirave te saj per lufte eshte nje perpjekje panevropiane. NATO tregohet qe eshte nje organizate anti-evropiane dhe kunder Bashkimit Evropian. Fale luftes se NATO-s kunder botes muslimane sot Evropa eshte mbushur me refugjate. Dr. Jazexhi i pergjigjet edhe mediave shqiptare te cilat jane terbuar me shkrimin e Olivia Griffithsit dhe i fton qe ne vend se te flasin per disinformacion – le te perballen me Olsi Jazexhiun dhe kritiket kunder NATO-s dhe te argumentojne nese NATO eshte nje organizate paqedashese apo terroriste. Ne fund Dr. Jazexhi i apelon Anila Bashes dhe mediave shqiptare qe te mos besojne ne kryqin e dhunshem te NATO-s por te besojne ne kryqin e paqes se Jezu Krishtit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne