Përgjigjia e Bashës për Ramën: “Bilbili i monologut” ka nevojë për ilaçe

Lulzim Basha tha se Edi Rama ka nevojë për ilaçe kur thotë se opozita ka vënë interesin e saj mbi interesat e Shqipërisë, e gatshme të bashkohet me kundërshtarët e Europës në Perëndim dhe në Lindje. “Bilbili i monologut” e quajti Basha kryeministrin Rama, duke iu referuar rubrikës së tij në Facebook “Komunikimi i Javës”.

“Përtej fasadës që kemi përballë, çdo të dielë në vetminë e tij, këndon “Bilbili i monologut”. Ai akuzon sot se të luftosh për zgjedhje të lira e të ndershme qenka antipatriotike dhe antieuropiane. Bilbili i monologut sot thotë se që të bësh zgjedhje me krimin e me drogën qenka patriotizëm. Bilbili i monologut ka nevojë për ilaçe, për shumë shumë ilaçe. Por këto ilacë, të cilat Republika e Re do t’ia sigurojë falas, ndoshta do të jenë të pamjaftueshme, për të shlyer shijen e hidhur të një njeriu që në orët e tij të fundit në karrigen kryeministrore nuk ka shpresë tjetër vec ti fryjë përcarjes kombëtare dhe t’i fryjë paranojës së tmerrshme dhe të papranueshme nga shqiptarët e mençur dhe patriot, se të ndalësh demokracinë, të pushtosh demokracinë me krim, drogë dhe oligarkë qenka patriotikë dhe europiane. Dhe të luftosh për zgjedhje të lira dhe pa drogë qenka antieuropiane. E dimë çfarë është kjo. Kjo është ora e fundit e marrëzisë e atij që kujtoi se do të kthehej në një sundues të përhershëm të shqiptarëve. Kjo është belbëzitja e fundit e pushtetit të korruptuar. Antikombëtare, antipatriotike, antieuropiane, antiamerikane është projekti i kapjes dhe shkatërrimit të zgjedhjeve me aleancën e krimit, që janë aleatët e vetëm të Edi Ramës” u shpreh Basha./ Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne