Përgjigjja e Teheranit dhe Moskës ndaj çdo gabimi do të jetë dërrmuese

Ambasadori i Rusisë në Iran duke folur mbi krijimin e koalicionit ushtarak të Amerikës në Gjirin Persik, deklaroi se përgjigjja e Teheranit dhe Moskës ndaj çdo gabimi do të jetë dërrmuese.

Ambasadori i Rusisë në Iran duke folur mbi krijimin e koalicionit ushtarak të Amerikës në Gjirin Persik, deklaroi se përgjigjja e Teheranit dhe Moskës ndaj çdo gabimi do të jetë dërrmuese.

Levan Jagarian, ambasador i Rusisë në Iran në një intervistë për RTV të Republikës Islamike të Iranit (IRIB) tha se Amerika me krijimin e koalicioneve ushtarake nuk do të arrijë asnjë objektiv dhe shtoi: Ky propozim i Amerikës është kundërshtuar nga shumë vende perëndimore por edhe nga aleatët më të ngushtë të Uashingtonit. Jagarian gjithashtu dënoi sanksionimin e ministrit të jashtëm iranian nga ana e Amerikës dhe tha se Amerika nuk dëshiron që rruga e diplomacisë të hapet. Ambasadori i Rusisë në Iran sa i përket pranisë ushtarake të Amerikës në Siri tha se prania e amerikanëve në Siri është e jashtëligjshme dhe për këtë Moska kërkon nga Uashingtoni që të largohet nga Siria. ndërsa lidhur me bashkëpunimin mes Iranit dhe Rusisë dhe perspektivën e marrëdhënieve dypalëshe, ambasadori rus tha se Teherani dhe Moska kanë bashkëpunim të mirë në Siri dhe dy palët do të vazhdojnë të ecin në këtë ritëm. Sa i përket shkëmbimeve tregtare të Iranit dhe Rusisë, ambasadori Jagarian deklaroi se perspektiva e tregtisë mes dy vendeve pritet të shkojë mbi 2 miliard dollarë./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne