Përgjimet e Bild, Lubonja: Shteti i kapur nga partia bandë, nuk përmbyset me mjete paqësore

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve të “News24”, ka komentuar përgjimet e publikuara nga Bild, ku faktohet masakra elektorale që eksponentët e lartë të Partisë Socialiste kanë bërë. Lubonja tha se në krye të shtetit është partia bandë dhe se njerëzit nuk kanë më asnjë mundësi ta përmbysin me mjete paqësore si zgjedhjet, sepse ato janë kapur.

“Ketu kemi një shtet të kapur nga një parti bandë, që ka organizuar të gjithë institucionet dhe strukturat, për të fituar dhe për të eleminuar të vetmen mundësi që ka populli për të ndryshuar në mënyrë paqësore një sistem. Policia e Shtetit jo vetëm është marrë me kanabis me Tahirin, por është organizuar, në shantazhimin, daljen, grumbullimin e njerëzve.Thelbi mbetet, cfarë duhet bërë? Qeveria nuk tronditet fare, në kuptimin që këta e kanë ndarë mendjen, në jemi një bandë, kemi kapur drejtësinë, institucionet, kemi edhe ca amerikanë me vete dhe do të eleminojmë kundërshtarët tanë. Popullit do t’I japim lekë dhe do të votojë. Është fatkeqësi e madhe, por kështu është”, u shpreh Lubonja. /tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne