Përgjimet e Katanias/ Gazetari italian konfirmon: Bëhet fjalë për Saimir Tahirin, prokuroria ka prova

Gjatë një lidhje telefonike për “News24”, gazetari i njohur siçilian i “Meridionews”, Dario De Luca (në foto duke marrë një çmim të rëndësishëm të gazetarisë në Itali), ka thënë se Gjykata e Rivlerësimit të Katanias ka vendosur sot mosndryshimin e masës së sigurisë për 10 të arrestuarit e dosjes Habilaj, të akuzuar për trafik droge. Gjykata la masën e sigurisë “arrest me burg” për të pandehurit, duke përfshirë edhe kreun e bandës, Moisi Habilaj.

I pyetur nëse bëhet fjalë për një Saimir të dytë apo për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili permendet ne hetime, gazetari italian, i cili po ndjek nga afër këtë çështje, tha se nga hetimet e deritanishme bëhet fjalë pikërisht për ish ministrin e Brendshëm.

Sa i takon kërkesës së avokatëve të Habilajt, të cilët kërkuan revokimin e masës së arrestit për të pandehurit, duke pretenduar se nuk ka prova për t’i mbajtur në burg, gazetari tha se prokuroria disponon prova që u vlerësuan në përputhje me këtë masë arresti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne