Shqiperia

Përgjimet e VOA, Spaho: Rama hajdut zgjedhjesh, duhet zhdukur

Kreu i grupit parlamentar të PD Edmon Spaho, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si hajdut zgjedhjesh.

Sakaq, duke iu referuar përgjimeve të publikuar nga Zëri i Amerikës me Vangjush Dakon e Avdylajt, Spaho u shpreh se ato përgjime tregojnë se si janë vjedhur dhe manipuluar votat për të ardhur Rama në pushtet.

“Administrata është kthyer në kazan partiak. Gjendja e rendit dhe sigurisë është në pikën më të ulët. Me mijëra ton drogë i dërgojmë çdo vit Evropës. Ajo që kemi mangut është të dëgjojmë kryeministren. Të thashë Ulsi se je i përgjuar. Krimi i organizuar dikton zgjedhjet në Shqipëri. Ky kryeministër është hajdut zgjedhjesh. Dilni masivisht në protestë për ta zhdukur këtë të keqe të madhe”- tha Spaho.

OPINIONE