Periudha e mungesës së arsyes

Artikulli i zëdhënësit të Presidencës turke, Ibrahim Kalin i publikuar në gazetën “Daily Sabah”.

Në 1885, Nietzsche gjithnjë i dyshimtë dhe ikonoklastik shkroi se “ekziston një element që shkakton prishje në gjithçka që karakterizon njeriun modern”. Kjo ishte më shumë se një deklaratë e thjeshtë e pesimizmit kulturor. Nietzsche nuk kishte besim në premtimet e larta të epokës së iluminizmit dhe modernitetit. Më shumë se një shekull më vonë, gjendja e botës në të cilën jetojmë paraqet një pamje edhe më konfuze.

Kritikët radikalë ngritën debate serioze rreth profecive vetë-përmbushëse të modernizmit perëndimor. Në vend të botës së qetë të arsyes, racionalitetit, shkencës, teknologjisë dhe pretendimeve të demokracisë dhe sundimit të ligjit, kritikët radikal panë imperializmin dhe kolonializmin evropian, shfrytëzimin e punës së fëmijëve, shfrytëzimin kapitalist, luftën e klasës dhe shtypjen si motivet primare të modernitetit. Nga Oswald Spengler dhe Martin Heidegger deri tek T. S. Eliot dhe Michel Foucault, shumë intelektualë perëndimorë panë rënie dhe dekadencë si parimet udhëheqëse të botës së re. Disa prej tyre kanë pasur shpresë për të kapërcyer këtë krizë të nihilizmit. Ndërsa disa të tjerë kurrë nuk patën ndonjë shpresë të tillë. Ky është një nga paradokset e qëndrueshme të modernizmit perëndimor. Nga njëra anë, ju keni një vetëbesim të madh dhe kryelartësi për të ndërtuar një botë të re të bazuar në një botëkuptim eurocentrik.

Nga ana tjetër, ju keni mosbesim të përhapur dhe mosbesim të thellë që intelektualët, studiuesit dhe artistët mbajnë kundër pretendimeve arrogante të botës moderne. Këto dy realitete kanë formuar rrjedhën e historisë moderne që nga shekulli i 19-të e këtej. Si përfundim edhe pse modernizmi perëndimor doli fitues nga kjo luftë, ai u bë shkak i një bote që përbëhet prej kontraditave të mëdha dhe histori paralele. Disa nga këto kontradita janë të egra dhe të gjitha janë të turpshme. Bota asnjëherë nuk ka parë kaq shumë pasuri në histori. Por, në anën tjetër kurrë nuk kemi parë ndonjë humnerë kaq të madhe mes të pasurit dhe të varfrit. Shkenca dhe teknologjia kanë avancuar shumë, por nuk arriti të plotësojë vendin e besimit fetar dhe të etikës tradicionale. Interesi për letërsinë e stilit latent, misteret dhe fantazitë është në rritje në vendet perëndimore më laike. Fetë janë anashkaluar nga forcat laike dhe shkencore të botës moderne, por ato janë duke u kthyer me një energji të re. Individi dikur u paraqit si dhurata më e çmuar e epokës së iluminizmit. Por, sot ky individ është duke u shtypur nga sistemi kompleks dhe stresues i jetës moderne. Në anën tjetër format e reja të komunitarianizmit janë në rritje.

Me pak fjalë, arsyeja dhe mungesa e arsyes janë të pranishme në botën moderne. E kundërta me atë që oportunistët politikë dhe ekspertët e Neoconit pohojnë, kjo nuk ka të bëjë fare me kokëfortësinë e islamit apo besimeve të tjera fetare. Dështimi për të parë kontradiktat dhe padrejtësitë e brendshme të sistemit aktual botëror, nga i cili myslimanët vuajnë po aq shumë sa të tjerët, nuk është thjesht gabim por është edhe i rrezikshëm, sepse ushqen tendencat anti-islame dhe islamofobe në Perëndim dhe kjo justifikon dhe normalizon racizmin dhe ksenofobinë. Ndërkohë që ky qëndrim rrëmben politikat e zakonshme në vendet perëndimore, nga ana tjetër ai ushqen lëvizjet e dhunshme ekstremiste në botën myslimane. E gjithë kjo çon në një rrugë të vetë-shkatërrimit reciprok.

Fajësimi i islamit dhe myslimanëve për dështimin e projektit të modernitetit nuk mund të jetë një strategji për të kapërcyer të metat e tij. Plotësimi i modernizmit si arsye kundër islamit si i paarsyeshëm nuk mund të jetë një lëvizje logjike për të kuptuar kompleksitetin e traditave islamike dhe perëndimore. Krahasimi i idealeve me realitetet e tjera është një qasje vetë-mashtruese. Paraqitja e islamit dhe myslimanëve si një problem i sigurisë është një vështrim i verbër ndaj keqësimit të brendshëm të epokës në të cilën jetojmë. E njëjta gjë vlen edhe për myslimanët që zgjodhën të qëndrojnë në rehati në vend se të përballen me problemet e tyre me një mendje të hapur. Fajësimi i Perëndimin ose modernizmit për gjithçka që ka shkuar keq në botën myslimane nuk është aspak ndryshe nga bashkimi euro-centrik i cili shfaq shkopin për islamin. Mbështetja e fort në vlerat tona është një domosdoshmëri e të gjitha traditave të besimit. Por, kjo situatë do të na pengojë të mendojmë në mënyrë kritike dhe nuk do të jetë arsyetim që të mos jemi të hapur ndaj botës. Përkundrazi, Kurani na paralajmëron që të përdorim arsyen tonë për të kuptuar botën dhe për ta kthyer atë në një vend të kuptueshëm dhe të virtytshëm, ku mbrojmë të vërtetën dhe drejtësinë.

Arsyeja dhe mungesa e arsyes do të vazhdojnë të bashkëjetojnë në botë, duke e shtyrë njëri-tjetrin në të djathtë dhe në të majtë, duke na detyruar të bëjmë zgjedhje që janë me rëndësi vitale. Pyetja është nëse ne do të japim një shans apo jo arsyes për të na udhëhequr në rrugën e virtytit, dashurisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne